Kronikë

Tragjedia në Bullgari/ Ekspertiza nxjerr detajet e reja: Në rrugë nuk ka tabela, një aksident i mëparshëm ka dëmtuar mbrojtëset metalike

16:40 - 02.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bankinat në pushimoren e autostradës “Struma” ku ndodhi tragjedia me autobusin e Besa Trans kanë qenë të vendosura gabimisht, thuhet në ekspertizën e re bullgare. Instituti për Siguri Rrugore ka autorizuar një auditor ndërkombëtar që të kryejë një ekspertizë të paanshme të gjendjes së rrugës ku humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë u lënduan. Ky raport i është dorëzuar Prokurorisë në Sofje, duke nxjerr në pah detaje të reja që mund të ndihmojnë hetimin për zbardhjen e rastit tragjik të autobusit në Bullgari.




“Nga inspektimi është konstatuar se bankinat mbrojtëse të rrugës nuk ishin instaluar sipas standardeve. Në zonën e aksidentit kanë ndodhur aksidente të shumta, gjatë të cilave janë dëmtuar rrethojat mbrojtëse. Në këtë rast, në shiritin e ndarjes së mesme mund të shohim se ka një riinstalim të objektit. Duhet të ketë pasur një aksident të mëparshëm në të njëjtën zonë. Mbajtësi i bankinës është montuar gabimisht me dy vida në vend të katër. Kjo është arsyeja pse është thyer rrethoja mbrojtëse pavarësisht shpejtësisë së ulët me të cilën ka goditur autobusi. Është konstatuar se mungojnë tabelat, si dhe ka shenja të dëmtuara”, kanë thënë nga  Instituti për Siguri Rrugore në Bullgari.

Nga Prokuroria Publike në Shkup nuk tregojnë detaje nëse janë hetuar edhe tre autobusët e tjerë, të cilët ishin në turnin e përbashkët të udhëtimit në natën e kobshme. Ne pyetëm përse kanë nxituar tre autobusët e tjerë të lëshojnë sa më shpejtë Bullgarinë dhe se a janë marrë në pyetje udhëtarë e tjerë.

Nga Prokuroria Publike në Shkup nuk tregojnë detaje nëse janë hetuar edhe tre autobusët e tjerë, të cilët ishin në turnin e përbashkët të udhëtimit në natën e kobshme. Ne pyetëm përse kanë nxituar tre autobusët e tjerë të lëshojnë sa më shpejtë Bullgarinë dhe se a janë marrë në pyetje udhëtarë e tjerë.

Përderisa hetimet vazhdojnë, nesër do të sillen edhe trupat e pa jetë në vend. Nga Ministria e Punëve të Jashtme, thonë se të premten në mëngjes, në aeroportin e Shkupit do të sillen viktimat dhe të njëjtën ditë do t’u dorëzohen familjeve për ceremonitë mortore. Bullgaria ka siguruar dy aeroplan ushtarak për të transportuar 45 viktimat e tragjedisë, tha Ambasadori i Bullgarisë në vend Angel Angelov.

Po, nga ana bullgare janë siguruar dy aeroplan transportues ushtarak që do të fluturojnë nesër nga Sofja drejt Shkupit për të sjell trupat e tragjedisë”, ka thënë Angel Angelov, Ambasadori i Bullgarisë ë Shkup.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.