BOTA

U akuzua për manipulim sondazhesh, ish-kancelari i Austrisë largohet përgjithmonë nga politika

20:15 - 02.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për dhjetë vjet, Kurzi tha se qe angazhuar në Austri në poste të ndryshme qeveritare. Megjithatë, muajt dhe javët e fundit qenë të vështira.




Ai tha ndihej “i përndjekur ndonjëherë”. Tani që është bërë baba, prioritetet e tij kanë ndryshuar. Ai thotë se e kishte kuptuar se kishte lënë pas dore fusha të tjera përveç politikës. Për më tepër, entuziazmi i tij për politikën është zbehur ndërkohë.

Kurz, vetëm 35 vjeç, dha dorëheqjen nga posti i kancelarit në muajin tetor, pasi ndaj tij nisi një hetim për korrupsion.

Ai ishte figura dominuese e Partisë Popullore të Austrisë, që prej futjes në politikë në vitin 2017, kur u bë kryetar i partisë dhe më pas kancelar, duke fituar zgjedhjet falë edhe koalicionit me ekstremistët e djathtë të Partisë së Lirisë.

Kurz i mohon pretendimet se ka përdorur paratë e qeverisë për të blerë media dhe sondazhe për të siguruar opinion pozitiv për partinë e tij. Por kjo nuk ndali prokurorinë e krimit ekonomik dhe korrupsionit që të hetojë atë dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë politikë për shkak të dyshimeve për abuzim.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.