Kronikë

Arrestohet nga SHÇBA shefi i zyrës së Kërkimit “Fast Albania”, ja për çfarë akuzohet

18:56 - 03.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës pranë Shkallës së Parë Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për Komisarin F.A., me detyrë Shef i Zyrës së Kërkimit “Fast Albania” pranë Drejtorisë Operacionale në DPPSH.




Vendimi i Gjykatës së Rrethit Elbasan për masën e sigurimit ndaj 46-vjeçarit u mor në kuadër të thellimit të hetimeve të kryera nga Drejtoria Rajonale e SHÇBA Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Elbasan, në funksion të procedimit penal Nr 1693/2021 për veprat penale “Shpërdorim Detyre”, “Kallëzim i rremë” dhe “Mashtrim”.

Në kuadër të këtij procedimi penal, Drejtoria Rajonale e SHÇBA Elbasan ka arrestuar më parë në kuadër të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës edhe punonjësin e policisë Inspektor Sokol Fana, pjesë e strukturës operacionale të “Fast Albania” dhe shtetasin Klodjan Hajderlli, person me precedent penalë dhe kriminalë në fushën e trafikimit të narkotikëve. Fana akuzohet se në shpërdorim të detyrës si punonjës i Policisë së Shtetit, ka mashtruar një shtetas nga Elbasani. Ai ka paraqitur gjithashtu të dhëna të rreme para Oficerit të Policisë Gjyqësore
Veprimet dhe aktet procedurale të përpiluara u vunë në dispozicion të Prokurorisë Elbasan. Hetimet vazhdojnë.

Njësia K, e njohur edhe si FAST Albania, është njësi e rëndësishme në strukturën e Policisë së Shtetit. Misioni i saj është kapja e personave në kërkim që i janë shmangur drejtësisë në harkun e 3 dekadave të fundit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.