Kosova

Në Kosovë shënohen vetëm 4 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

15:12 - 04.12.21 Gazeta Shqiptare

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se këtë të shtunë në Kosovë janë shënuar 4 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1 mijë e 563 mostrave.



Sipas këtij njoftimi, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje nga COVID-19.

Rastet aktive me COVID-19, sipas MSH-së janë 324.

Në 24 orët paraprake autoritetet shëndetësore kanë administruar, 2 mijë e 777 vaksina kundër koronavirusit.

Që prej fundit të marsit, kur në Kosovë nisi fushata e imunizimit, e deri më sot në Kosovë janë administruar 1 milion e 624 mijë e 584 doza të vaksinës.

Me dy doza të vaksinës janë vaksinuar, 765 mijë e 669 persona.

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.