Kryesore

“Foltorja”/ Berisha ‘online’ me demokratët në SHBA: Mjerë ata që do të tentojnë të ndalojnë këtë përpjekje

18:27 - 05.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zhvilluar këtë të diel një takim me demokratët në SHBA.




Ai ka përsëritur se 11 dhjetori, e cila përkon me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të thirrur prej tij, do të jetë dita e instalimit të vlerave konservatore në Shqipëri. Ai thotë më tej, se askush nuk i ndal përpjekjet e demokratëve për liri e të drejta.

“Për shqiptarët alternativë e vetme sigurie për jetën ka mbetur largimi masiv nga Shqipëria. Sot, ata paguhen më pak se të gjithë popujt e Ballkanit, në një kohë kur paga e tyre mesatare ishte më e larta në Rajon. Ata paguajnë për shërbimet e tyre çmimet më të shtrenjta në Evropë e më gjerë. Sot, ata përballen me pasiguri të madhe për jetën, për pronën e tyre. Përballen gjithashtu me një mjerim në thellim, mjerim të cilin varfëria ekstreme është rritur me 3 dhe katër herë. Mbi të gjitha të dashur miq të mi, shqiptarët kanë humbur zemrën e kalasë së tyre, votën e lirë, prej 8 vitesh, shoqëria shqiptare voton narko-qeveria shqiptare numëron votat.

Opozita shqiptare në pamundësi të plotë nuk arriti asnjëherë të imponojë zgjedhje të lira e të ndershme. Bëri të kundërtën, gradualisht ajo ndoqi modelin e kundërshtarit, armik të votës. Deformoi votën brenda PD, por për të gjithë ne, është e qartë si drita e diellit se vota e lirë është ADN e të gjitha vlerave të lirisë. Është AND e ligjeve dhe shtetit ligjor. Ndaj dhe kjo lëvizje e cila synon t’i japë vendit një opozitë të vërtetë, që qëndron fuqishëm ndaj regjimit, një opozitë që të ngjall shpresë dhe besim te qytetarët shqiptarë. Natyrisht, me qëllimin e saj të çmontojë narko-shtetin dhe të rikthejë në Shqipëri ligjin e vlerat konservatore të cilat kanë bërë botën e lirë. Më 11 dhjetor ne rithemelojmë de facto PD, e cila u largua nga këto vlera. Më 11 dhjetor, ne ngremë përsëri në Tiranë monumentin e pluralizmit politik. I japim vendit opozitën e vërtetë, për karshi asaj të marrur peng nga narko-qeveria. Ata që themeluan PD në vitet ’90 e dinë mirë përpjekjet e qeverisë dhe Ramiz Alisë në atë kohë për të penguar themelimin, por dua të jemi të hapur, pas themelimit të saj, e pranuan zhvillimin dhe zhvillimet e mëpasshme. Kështu që PD e priu revolucionin e përmbysjes së komunizmit.

Edi Rama, që shfaq në të gjitha mënyrat trashëgiminë e tij barbare ia doli të marrë peng opozitën me krimin më të shëmtuar politik të kohërave. Ia doli ta shtrojë atë në fasadë për shkak se kryetari i saj i cili kalon në 8 vite nga disfata në disfatë ia lejon vetes të implikohet në aferat e tilla që kurrë një njeri i virtytshëm nuk do ia lejonte. Ja sepse 11 dhjetori është rithemelimi i PD. Vështirësitë, nuk mungojnë, por nga ana tjetër ky është një revolucion paqësor dhe i pa ndalshëm. Mjerë ata që mendojnë t’i dalin para dhe të ndalojnë këtë përpjekje për liri të shqiptarëve. Nuk ka asgjë që mposht njerëzit që luftojnë për lirinë e tyre. Të vendosur për çdo vendim deri në fitoren e plotë të kauzës së tyre të drejtë. Keni dëgjuar nga peng kryetari që kjo lëvizje është anti-amerikane. Unë ju garantoj që kjo është lëvizja më pro amerikane që nga viti ’90 e këndej. Realiteti është, e vërteta është që po bëjmë gjithçka që norma dhe standard të cilat e kanë bërë Amerikën vendin e lirive t’i vendosim në Shqipëri, e ne do t’ia dalim”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.