KULTURË

Ministria e Jashtme e Austrisë vlerëson dy projekte shqiptare për komunikimit ndërkulturor dhe ndërfetar

17:32 - 05.12.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mes 300 projekteve nga e gjithë bota, Ministria e Jashtme e Austrisë ka vlerësuar me çmimin për “Arritje ndërkulturore” dy nisma shqiptare, që synojnë dialogun e të rinjve në Ballkan dhe solidaritetin me familjet në nevojë gjatë tërmetit e pandemisë.
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë dhe Instituti për Bashkëpunim e Zhvillim në Shqipëri janë vlerësuar nga Ministria e Jashtme e Austrisë në fushën e komunikimit ndërkulturor dhe ndërfetar nga e gjithë bota. Çmimet u dorëzuan nga Ambasadori austriak në një ceremoni në rezidencën e tij. Gjatë fjalës së mbajtur, ambasadori Christian Steiner tha se ato u vlerësuan për bashkëpunimin e ndjeshmërinë”. Pasia lexoi motivimet për çmimet e dhëna, Steiner uroi shqip fituesit duke thënë “Ju lumshin duart”.




Krisela Haçkaj nga Instituti për Bashkëpunim e Zhvillim u shpreh se “synojmë bashkëpunimin e të rinjve në Ballkan”.ajo foli gjatë për projektet e viti të ardhshëm duke falenderuar edhe për ndihmën e dhënë nga partnerë të ndryshëm.
Më tej, Ambasadori Z. Steiner ka vlerësuar punën e Këshillit Ndërfetar dhe veçanërisht angazhimin vullnetar të rinisë në aktivitete humanitare dhe sociale zhvilluar në situata kritike siç ishte periudha pas tërmetit të nëntorit 2019 dhe ajo gjatë pandemisë së Covid 19.
Në emër të KNFSH-së, Kruja shprehu gjithashtu falënderimet ndaj ambasadës austriake për mbështetjen e vazhdueshme në promovimin e dialogut ndërfetar nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme dhe konferencave të zhvilluara midis universiteteve të themeluara nga komunitetet e ndryshme fetare në vendin tonë, si dhe ambasadorin z. Steiner për bashkëpunimin dhe organizimin e ceremonisë së dorëzimit të çmimit, firmosur nga Ministri i Jashtëm i Austrisë Dr. Michael Linhart. Ndërkaq, Genti Kruja nga Këshilli Ndërfetar, tha se me ndihmën që iu dha familjeve në nevojë, të moshuarve dhe jetimëve gjatë tërmetit e pandemisë, u synua që të nxitej solidariteti.
Ministria e Jashtme e Austrise i jep çmimet vlerësuese prej viti 2014, duke dashur të veçojë, nisma dhe ide dialogu nga vende të ndryshme. Dy projektet e vleresuara nxisin dialogun rajonal dhe tregojnë ndjeshmërinë ndaj shtresave në nevojë, çka për Austrinë, ka bërë që tu japë çmimin për dialogun ndërkulturor, si një shtysë për sfida specifike përmes ndërveprimit ndërkulturor dhe promovimit të kulturës së dialogut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.