Intervista

Sot mbush 76 vjeç/ 130 medalje, dekorata e rekorde sportive, sfida e fituar e mjeshtrit Faruk Kalleshi

10:00 - 06.12.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një burrë shtatshkurtër ecën me hap të shpejtë buzë Adriatikut. Ecje e shpejtë, xhiro e gjatë. Herë-herë zhduket në horizont, veç kur shfaqet prapë, afrohet e ikën prapë. Xhiro vazhdon, me dëshirën e atij që shijon perëndimin dhe ka bindjen e vendosmërinë e një ushtari të ri. Pa ndalim, përsëritet e njëjta pamje.
“Bravo të qoftë”, i thotë Çimi një miku ynë, “të kam parë që këtë punë e bën shpesh. Kështu mbahesh në formë. Shumë mirë bën”, shton ai pak i habitur që ky burrë në moshë, ecën e ecën pa ndalim.
I strukur në shtatin e tij, burri buzëqesh lehtas. Çuditet me çudinë e mikut të ri. “A më njeh ti mua?”, pyet? “Jo”, përgjigjet si i zënë në faj Çimi. “Mirë, eja pimë një kafe e njihemi”, thotë burri shtatshkurtër.
Kështu lind një miqësi e re. Çimi është pronari i lokalit “Shija e Detit” në Hamallaj, buzë Adriatikut. Plaku shtatshkurtër është 21 herë kampioni kombëtar, “Nderi i Kombit”, superkampioni i peshëngritjes, Faruk Kalleshi.
Sot, “gjigandi shtatshkurtër” siç e thërrasin miqtë mbush plot 76 vjeç. Me këtë rast, “Gazeta Shqiptare” po ripublikon këtë intervistë që “Mjeshtri” ka dhënë për kolegen tonë Silvana Balliu në gazetën “Shëndeti”. Jetë të gjatë majës së piramidës historike të sportit shqiptar”!




INTERVISTA
Si ka qenë kontakti i parë me peshëngritjen?
E vërteta unë kam filluar në cirk, në estradën profesioniste të Shkodrës bashkë me Liljanën, por në atë sallë ku bënim stërvitjen, bëheshin edhe sportet e tjera, peshëngritja, mundja.
Unë, si ata të rinjtë, afrohesha ndonjëherë nga kurioziteti, si e çojnë gjithë këtë peshë. Edhe provoja ndonjëherë.
Trajneri i asaj kohe Njazi Bushati, nuk e dinte se kush jam dhe i kujt jam, një ditë më pyet.
Shikon konstruktin e bukur fizik dhe forcën e madhe, po kishte i vinte zor t’i thoshte atij profesorit të akrobacisë, ta marr njëherë ta provoj.
Edhe një ditë më pyet: I kujt je? Unë i them: i Xhemal Kalleshit. Ouuu, tha!
Unë aty mora vesh që baba im kishte qenë kampion peshëngritje në vitin 1951, kjo është një kuriozitet. Dhe ai kërkoi të më afronte, po sikur ta provojmë ndonjëherë…
Dhe unë të them të drejtën, nuk e kisha me qejf. Ai e pa që unë mund të kisha një perspektivë në këtë fushë dhe shkoi e kontaktoi me babën tim.
I mori mendimin që është talent, unë nuk dua ta heq nga akrobacia, pra nga cirku, por zakonisht në atë kohë bënin sportistët dy lloj sporti, apo tre, sa të ishe i zoti.
Kur të tjerët po më thonë, ti ke me dalë kampion, ke me thy rekorde. Unë nuk e dija se rekordet kombëtare kishin dhe shpërblim monetare, një rekord ishte 1500 lekë.
Shkoj në garë, ishin 12 konkurrentë, nuk i nihja, ishte e para herë edhe që dilja.
Kujtoj momentin e parë kur më thërrasin emrin për me dalë te pedana, emocionet ishin, si hera e parë.
E ngre shtangën me herën e parë, duartrokitje të stuhishme; te prova e dytë unë thyej rekord.
Në atë garë unë theva katër rekorde kombëtare dhe shpërblimi jepej për çdo rekord. Dmth fitova 6 mijë lekë.
Vitin tjetër i bëja të dyja, gjeja kohë për peshëngritjen për të përvetësuar më shumë teknikën, bëja edhe aktobacinë dhe mosha e re i përballonte dhe nuk m’u dukte ndonjë gjë kushedi.
Që në garat e para në vitin 1965 unë kam thyer shumë rekorde, gjatë atij viti kam thyer 20 rekorde, dmth kam marrë rreth 35 mijë lekë të asaj kohe.
Ishte si me marrë 5 apo gjashtë rroga. Interesantja është se aty në fund të vitit, isha ai sportisti primar, nëpër ato anketat pesë sportistët e vitit.
Votohej kush ishim pesë sportistët më të mirë të vitit, emri im ishte gjithnjë, tek pesë më të mirët.
Në fund të vitit më kërkonin të shkoja ushtar.
Ligjërisht nuk duhej të shkoja se kisha një vëlla marinar, nuk duhej të ishin dy nga një familje.
Dhe sa kam shkuar ushtar, jam shpallur fitues i anketës pesë sportistët më të mirë të vitit, kuptohet bëri jehonë shumë.
Cilët emra i mbanin këto rekorde para teje, i mban mend si emra?
Janë shumë vite, por ka qenë një Besim Pula, që ka qenë në lojërat e Ganefos, ishte një emër i madh.
Unë e kam marrë vesh më pas, se në fillim unë kam shkuar si të isha një analfabet, nuk dija, isha djalë i ri.
Atje kam njohur emra që vinin kryesisht nga akrobacia, Telat Agollin, psh ishim miq me Hamdi Petrelën, Bujar Bodinakun, dmth ata bënin edhe cirkun edhe shtangën.

 

A shkonit shpesh jashtë?
Për herë të parë unë kam unë kam dalë në vitin 1966 në Kinë, aty ishin lojërat e Ganefos.
Mua në këtë kohë më kishin ikur emocionet e fillimit dhe kam qenë shumë agresiv në garë.
Kam pasur një ego të jashtëzakonshme.
Kush më ka njohur, nëse Faruku ka çuar një kile në stërvitje, në garë ka çuar një kile e gjysmë.
Këto më kanë ndodh edhe tek cirku, edhe te peshëngritja; nuk kam pasur regres, por vetëm progres.
Kam vetëm një moment që kam pasur regres, që është i vetmi, që edhe ai është një diçka shumë e veçantë.
Në Kinë, pallati ku po bënim garën e parë quhej Pallati Punëtori, Pekin, kishte 20 mijë spektatorë.
Mbaj mend që ka qenë Xhorxhi Robo, komentator dhe ishte i madhi Loro Boriçi, trajneri i Kinës, kishte shkuar të ndihmonte Kinën. Ishte trajner.
Ai si shkodran më kishte njohur mua te Partizani si sportist dhe ma kishte vendosur epitetin ‘Harushë’, (shkodrançe, d.m.th arushë, ari).
Nga tribuna, më thotë nga larg “Harushë, a po e thyen rekordin?
Dhe unë që i përgjigjem me kokë; Po nuk diskutohet.
Kur e ngrita shtangën dhe kap një, dy rekorde edhe ai atje në sallë, më tha: Sa të mbarosh punë Harushë, do të dalim bashkë me shëtit.
Më ka dashtë fort.
Më thoshte, ty të ka dhënë Zoti me të dashtë gjithkush, edhe armikun e kënaq në garë se ke rezultate shumë të mëdha.
Vetë harku kohor i gjatë, dmth nga dita e parë kampion dhe me mbylljen si kampion, jam ndër të vetmit.
Si t’u duk Kina, në atë kohë, t’u duk parajsë, pasi ti vije nga një vend i vogël?
Kina në atë kohë kishte mrekulli, kishte edhe skamje të jashtëzakonshme.
Kam qenë tre herë në Kinë dhe kam ndenjur goxha.
Në atë kohë kur kam qenë unë, ishte dhe kryeministri shqiptar atëherë Mehmet Shehu, edhe ne na dukej se po na trajtonin më mirë edhe prej atyre.
Në dy bankete kemi qenë edhe ne si ekip i ftuar, por larg udhëheqjes. Ishte një sallë e madhe.
Për herë të parë kam parë nga këto banketet përrallore, tavolina që nuk mbaronin 30 metra e gjatë, unë nuk di se çfarë nuk kishte, saqë merrja atë pjatancën, por çfarë të marr më parë…
Por ne ruanim edhe peshën. Megjithatë si shije, si kënaqësi, u kënaqëm.
Sa tituj numëron, apo nuk i numëron dot?
Unë nuk kam asnjë nga këto aktivitetet, nga këto kampionatet kombëtare, që të kem humbur.
Nuk kam humbur asnjë titull.
Këto janë të certifikuara.
Se një gazetar që ka shkruar për mua, “Asi i rekordeve’, ka bërë mbi 200 profile sportive. Ka bërë librin e Panajot Panos.
Kur ka dashë me bo proflin tim, kemi pasur një njohje distancore, por ai kishte dëgjuar për mua.
Më erdhi në shtëpi, i nxora të gjitha medaljet, i verifioi dhe mbeti i stepur dhe është shprehur ai; I veçanti, i të veçantëve, kampioni mbi kampionët, rekordmeni mbi rekordmenët, i paarritshmi dhe i papërsëritshmi, Faruk Kalleshi.
A ka ndonjë peshëngritës tjetër që ka marrë më shumë medalje dhe ka thyer më shumë rekorde se sa ti?
Jo, jo nuk ka.
Unë jam më jetëgjati në anketat e dhjetë sportistëve më të mirë.
Sot nuk krahasohet koha e sotme me atëherë.
Sot, e para e punës nuk ke biografi.
Do të shkosh jashtë apo nuk do të shkosh jashtë.
Aktivitetet atëherë kanë qenë me pikatore, a do shkojmë në Bashkimin Sovjetik se bëhet kampionati atje? Jo, nuk shkojmë se nuk e kemi mirë me ta.
A do të shkojmë në Izrael? Jo, edhe me ata nuk jena mirë?
A do të shkojmë në SHBA? Jo, edhe atje nuk e kemi mirë.
Prandaj, kemi qenë të kufizuar me shumë shtete.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.