AKTUALITET

Akuzat për lidhjet e Bashës me ‘Toyota Yaris’, Zheji: Berisha kërkon “të bëjë pis” kreun e PD. Nëse e ka ditur, fajtor ose ka ndarë paratë me të. Klodiana Lala: Politika tallet me shqiptarët

14:50 - 06.12.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Analisti Artur Zheji dhe gazetarja Klodiana Lala kanë komentuar ditën e sotme deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha për çështjen e ‘Toyota Yaris’ dhe akuzat ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha. Zheji tha për emisionin ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’ se Berisha kërkon që të bëjë ‘pis’ Bashën.




Duke u ndalur te deklaratat e Berishës, sipas Zhejit, i bie që ish-kryeministri nëse e ka ditur përfshirjen e kreut të PD në këtë çështje, ‘është po aq fajtor, në mos ka ndarë edhe paratë me të’.

Ndërkohë, gazetarja Lala tha se politika e ka rikthyer këtë çështje sipas interesit. Ajo shtoi se politika mbyll sytë sa herë i intereson.

DISKUTIMET NË STUDIO

Zheji: Unë nuk jam prokurori, por s’ka nevojë që të jesh i tillë, për të kuptuar se këtu ka një montim të situatës. Doktori thotë; që në 2020-ën, e dinte se Basha paska qenë i përfshirë në një aferë si ajo e Toyota Yaris, s’di të jap përgjigje. Bëhet fjalë për një kontingjent 5 mln euro. 3.4 u gjetën. Doktori thotë; ‘Basha ka qenë i përfshirë në këtë aferë’. Por ai e dinte në 2020-ën. U bënë zgjedhjet e 25 prillit, ato të PD, ku Berisha votoi pro Bashës, por duhet të ndodhte 9 shtator që të nxjerrim nga ‘kutia e Pandorës’ gjëra që s’kanë fuqi prapavepruese. Ti je po aq fajtor, në mos ke ndarë lekët me të. Unë nënkuptoj se kaq keq ka ardhur puna sa që thikat nën brez janë bërë mbushëse e kësaj urrejtjes. Urrejtja që ka doktori për të bërë sa më shumë pis imazhin e Bashës, për të cilin ka kontribuar dhe ai vetë për ta ngritur, është i tillë sa që nuk kërruset ndaj asnjë mjeti apo trillimi. S’vë dorën në zjarr për asnjë nga këto. Është dëshirë tendencioze për ta bërë pis. Nga ana tjetër Basha nuk përdor të njëjtin reciprocitet. Nuk është strategji e gëzueshme. Basha po tenton që të ruaj të paprekur standardin e një politikani të ri që mos të përgjigjet me një pisllëk ndaj pisllëkut. Por kjo për mendimin tim nga ana e populizimit, populli i do gjërat bardhë e zi. Populli priret të thotë; ‘ky është gogoli dhe ky drita’. Gjera të ndërmjetme s’ka.

 

Lala: E di çfarë më shqetëson? ! Më shqetëson fakti se politika e rikthen këtë çështje në këtë kohë. Kam një shkrim të Birn të bërë në 12 maj ët 2020-ës. ‘Toyota Yaris’ e cilësoi Basha por bëhet fjalë për ‘Toyota Auris’. Basha foli për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë. Akuzoi në atë kohë kryetarin e grupet të PS-së, Taulant Balla. Disa makina u bllokuan, ku ishte shqepur tapiceria dhe kishte valuta euro dhe të tjera. pa u thelluar në atë çka po ndodhte SPAK e mbylli këtë histori. Në 2019-ën ka hyrë në biznesmen, i cili ka pretenduar se ishte pronar i shumës 3.4 mln euro. Carlo Rizato nuk kishte mundësi që të kishte ato para. pasi një muaj më parë ishte bërë pronar i një kompanie që merrej me flori apo metalet e shtrenjta. Rezultonte se ai në Gjermani nuk kishte kapital. SPAK e pranoi këtë skenar dhe e mori të mirëqenë dhe nuk hetoi se çfarë kishte ndodhur në Gjermani dhe me paratë. Po të hetohej, përfshirja mund të shkonte në nivele të larta. Më irriton kjo histori, se si politika tallet me shqiptarët. Rezultonte se ky biznesmen që nuk kishte kapital, rezultonte se shprehte interes të ndërtonte resorte turistike në Seman të Fierit. Ishte interesuar te familja Vrioni për të tjetërsuar pronat e tyre. Kjo çështje nuk u hetua. Dy prokurorët që e kanë hetuar këtë çështje, janë ngritur në detyrë. janë njerëz që sot duhet të hetojnë korrupsionin madhor, ose politikën në krimin e organizuar. Vetëm letërporosia ka qenë 20 mijë faqe. Si mazhoranca dhe opozita s’kanë pasur interes. Në momentin kur dosja u mbyll pa u hetuar, politika në të gjitha krahët, në maj të 2020 s’kam dëgjuar asnjë politikan për pushimin e një prej çështjeve më të rëndësishme dhe ishte bërë gurgule në parlament.
Zheji: S’mund të thuash ‘e gjithë politika’. Ajo është një ngjarje që shpluroset tani për qëllime politike për të bërë pis njëra palë, tjetrën. Në këtë rast është Berisha që kërkon të bëjë pis Lulzim Bashën. Rezulton se Basha është ai që e ka denoncuar në parlament. Kjo çështje, nga politika dhe nga informacione të tjera ndërkombëtare, sinjalizimi erdhi nga jashtë.

Lala: Kjo çështje ka kaluar ‘ping-pong’ në gjykata. është e vërtetë se zoti Basha është marrë në pyetje nga prokurorët belgë. Është marrë në pyetje në korrik 2019-ën, për këtë çështje.
Zheji: Çështja është se si mund të peshkohet një ngjarje për të bërë pis politikisht një palë. E shoh në të njëjtin front Ramën, nga Kuvendi dhe Berishën nga foltorja. Faktet janë fakte.

Lala: Ka një problematikë sa i takon shumës së parave. ka pasur një konflikt institucional se kush do i mbante paratë, Belgjika apo shteti shqiptar. Basha ka dhënë dëshmi të detajuar, por s’u bë kurrë publike. Di gjë në Belgjikë dhe Gjermani ka pasur lëvizje, por s’dimë se kush persona janë hetuar. Ne kemi informacion vetëm për shtetin shqiptar.

Zheji: Duke u bërë i qartë mozaiku i ngjarjes, Basha ka bërë një denoncim në lidhje me një trafik parash, për drejtësinë shqiptare që t’i kap. Ka bërë akt opozitar. Nëse do të ishte përfitues i këtyre parave, nuk është aq i çmendur që të bëjë denoncimin e tyre publik. Do e linte në heshtje.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.