Kryesore

Balla në Washington: Marrëdhëniet shumë të mira Shqipëri-SHBA, duhet t’i konkretizojmë në bashkëpunim më të ngushtë mes Kongresit Amerikan dhe Kuvendit

16:18 - 06.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ndodhet në Washington, ku po merr pjesë në Forumin Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë.




Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se në forum po diskutohen disa prej çështjeve më të rëndësishme të politikave të sigurisë.

“Në krye të një delegacioni të Kuvendit të Shqipërisë startuam sot një vizitë në Kongresin e SHBA, përgjatë së cilës do të kemi takime edhe me kolegë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit”, shkruan Balla.

Sipas Ballës, Marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe SHBA, duhet t’i konkretizojmë edhe në shkëmbime dhe bashkëpunim më të ngushtë mes Kongresit Amerikan dhe Kuvendit të Shqipërisë. “Ky është edhe synimi kryesor i kësaj vizite”, thekson Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

WashingtonFORUMI PARLAMENTAR I INTELIGJENCËS DHE SIGURISË, ku po diskutohen disa prej cështjeve më të rëndësishme të politikave të sigurisë. Në krye të një delegacioni të Kuvendit të Shqipërisë startuam sot një vizitë në Kongresin e SHBA, përgjatë së cilës do të kemi takime edhe me kolegë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe SHBA, duhet t’i konkretizojmë edhe në shkëmbime dhe bashkëpunim më të ngushtë mes Kongresit Amerikan dhe Kuvendit të Shqipërisë. Ky është edhe synimi kryesor i kësaj vizite.

Balla-Washington-1 (1) Balla-Washington-2 Balla-Washington-3 Balla-Washington-4 Balla-Washington-1
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.