Kryesore

Dy muaj pa fluturime, drejtori i aeroportit të Kukësit: Kjo ndërprerje do të vazhdojë deri në fund të muajit shkurt

16:10 - 06.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej dy muajsh fluturimet përmes aeroportit ndërkombëtar te Kukesit janë ndërprere.




Dy kompanitë ajrore Air Albania dhe Helvetica nuk kane programuar fluturime te tjera dhe sipas drejtorit te aeroportit Altin Progonati kjo ndërprerje ka te beje me rënien e fluksit te fluturimeve apo edhe udhëtareve për sezonin e dimrit.

Fluturimet pritet te rinisin ne fund te muajit shkurt, fluturime këto qe sipas drejtorit Progonati, pritet te shtohen me dyfish apo trefish te tyre e po aq edhe shtimi i destinacioneve te tjera.sinkron.

Megjithëse nuk ka fluturime, ne aeroportin e Kukesit punohet çdo dite me kapacitet te plote te punonjësve, pasi ka pune te tjera qe kane te bejne me mirëmbajtje e meremetime ne aeroport. Progonoti thotë se aeroporti i Kukesit, është certifikuar qe ditën e pare dhe ska vend per spekulime rreth procesit te certifikimit apo operacioneve te fluturimit, duke nënvizuar se aeroporti i Kukesit është ndërtuar sipas standarteve ndërkombëtar te aeroporteve dhe i plotëson me se mire këto standarde.

Aeroporti i Kukesit, nisi operacionet e fluturimeve ne datën 9 qershor te këtij viti me dy kompani ajrore, me destinacionet Zyrih e Stamboll. Gjate periudhes se funksionimit te tij, ne aeroportin ndërkombëtar te Kukesit vetëm ne korrik e gusht u përpunuan me shume se 8 mije pasagjere.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.