AKTUALITET

Kuvendet në PD, Murati: Më 19 dhjetor do të ketë dy grupime, shpejt do të kuptohet se kush ka shumicën në parti

17:36 - 06.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare, Erl Murati, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, komentoi zhvillimet brenda Partisë Demokratike.




Ai tha se më 19 dhjetor, që përkon dhe me përfundimin e Kuvendit Kombëtar të mbledhur nga Lulzim Basha, do të krijohen dy grupime në PD. Sipas Muratit, shpejt do të kuptohet se kush ka shumicën në PD, por sipas tij, ajo që dëmtohet nga këto zhvillime është opozitarizmi dhe Partia Demokratike.

“Nuk bëhet fjalë që PD do të gjykojë nëse janë apo jo delegatët. Ne kemi parë që në fillim që Basha dhe kryesia nuk e njohin Kuvendin e PD. Nuk bëhet fjalë për verifikim të delegatëve, bëhet fjalë që kryesia e PD, nuk e njeh legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe do të mbledhë Kuvendin e tij më 18 dhjetor. Një ditë më pas, pra me 19 dhjetor, do të kemi dy PD. Nga njëra anë atë të Bashës, e nga ana tjetër atë të Berishës. Nëse thellohet përçarja asnjë nga palët nuk del fituese. Forumet kryesore të PD janë të përçara. Shumica janë me Bashën, një pjesë e vogël është me Berishën. Praktikisht janë 2 grupime të ndryshe, edhe grupi parlamentar, por edhe Këshilli. Besoj që kriza që ka kapluar PD do të vazhdojë dhe ajo do të transmetohet në çdo qelizë të opozitarizmit në tërësi. Do të kemi dy opozita, edhe në shesh. Kjo është përgjegjësi e dy figurave kryesore të PD. Basha me presionin amerikan ka bërë vendimin e duhur për të përjashtuar Berishën nga grupi. Por nga ana tjetër, nëse shumica e anëtarëve të PD, do të ndryshojnë lidershipin e PD, Basha nuk ka çfarë të bëjë për këtë. Nuk besoj se do të shkojë në atë pikë sa do të ketë përplasje fizike.

Por siç e vutë ju re, situata është e ndezur dhe e tensionuar, edhe poshtë në bazën e partisë apo forume. Partitë janë bashkime vullnetare, e pronësia i takon anëtarëve e jo forumeve apo kryetarëve. Këta politikanë kanë arsye për të mos qenë në krye të kësaj partie. Njëri është i shpallur non grata, e nga ana tjetër tjetri ka humbur një sërë zgjedhjesh. Nëse do të kishim një demokraci normale këta personazhe nuk do të mbanin peng partinë. Jemi në situatë konkrete, pushteti i takon votës dhe ajo i takon demokratëve. Shpejt do të shohim kush do të ketë shumicën. Nuk mendoj që zv. ndihmës amerikan i shtetit vjen enkas për Kuvendet. Ballkani është problematik dhe problemet që ka janë më të mëdha se përplasja e një partie që është në opozitë. Basha është lideri legjitim. Projeksioni amerikan për Bashën është i hapur, por a do të mjaftojë kjo, kjo mbetet për t’u verifikuar. Për mua është ende herët për të kuptuar se kush është shumicë brenda PD. Berisha ka arritur të ndezë nervin e militantëve. Unë se di situatën brenda forumeve, por di të them që lëvizja e Berishës ka tronditur forumet e PD dhe s’do të jetë e largët dita kur të kuptojmë se kush është shumicë në atë parti”, tha Murati.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.