Kryesore

Shoqata e Somelierëve italianë, Meta: Përshëndeta aktivitetin e organizuar ku promovuam edhe verërat shqiptare, tradita e agro-turizmit do të forcojë më shumë lidhjet mes dy vendeve

16:35 - 06.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta, ka marrë pjesë nëpërmjet video-konferencës aktivitetin e organizuar nga Shoqata Somelierëve Italianë në komunën arbëreshe.




Meta shkruan se aty u promovuan verërat shqiptare, nën logon “Made in Albania”. Kreu i shtetit thekson më tej se këto pije nxjerrin në pah traditat më të mira të agro-turizmit shqiptar, si dhe lidhet e vendit tonë me komunitetin arbëresh.

Postimi i Ilir Metës:

Me shumë kënaqësi përshëndeta dje, nëpërmjet një video-konference, aktivitetin e organizuar nga Shoqata e Somelierëve Italianë, në Komunën arbëreshe të Shën Mitër Korona, për promovimin dinjitoz të verërave tona të mrekullueshme “Made in Albania” në tregun italian.
Ky aktivitet, që synon forcimin e shkëmbimeve ekonomike dhe turistike midis dy vendeve tona, në veçanti mes komunave arbëreshe dhe Shqipërisë, kishte rëndësi të madhe edhe për qëllimin social dhe human për të cilin ishte ideuar, pasi të ardhurat e grumbulluara do të përdoren për blerjen e materialeve sanitare dhe shëndetësore në vendin tonë, me qëllim përballimin e pasojave të pandemisë COVID-19.
E falenderova Klubin AIS Kalabri dhe Klubin AIS Shqipëri për këtë nismë dhe urova që në të ardhmen të organizohen sa më shumë aktivitete të tilla, që përveç aspektit humanitar, nxjerrin në pah vlerat tërheqëse dhe traditat më të mira të agro-turizmit shqiptar, si dhe forcojnë lidhjet e Shqipërisë me komunitetin arbëresh dhe Italinë mike.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.