AKTUALITET

Zbulohet “shtëpia e barit” në Shënvlash, raportohet për disa të arrestuar

15:35 - 06.12.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Durrësit ka zhvilluar ditën e sotme një operacion anti-drogë, ku bëhet me dije se janë arrestuar disa persona, si dhe është sekuestruar një sasi kanabisi.




Sipas News 24, efektivët e policisë kanë mundur të lokalizojnë dhe mësyjnë në ambientet e një banese në Shënvlash e cila ishte shndërruar në një “shtëpi bari”.

Banesa në fjalë ishte kthyer në një laborator droge, ku kultivohej dhe paketohej lënda narkotike.

Gjatë operacionit, i cili është ende në aksion e sipër, mësohet se janë arrestuar disa persone, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende me dije. Gjithashtu janë sekuestruar disa pako me lëndë narkotike gati për shitje.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.