Kryesore

Ardit Gjebrea, entuziast për Festivalin e Këngës: Do jem dëshmitar i një historie

14:01 - 07.12.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në mesin e emrave që do të prezantojnë Festivalin e Këngës këtë vit është dhe ai i Ardit Gjebreas. Ai është shprehur entuziast, teksa thekson se më shumë se sa një prezantues do të jetë dëshmitar i një historie. Krahas tij, do të prezantojnë Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.




“Ky është viti i 60-të për Festivalin e Këngës në Rtsh. Unë do të jem prezantues i ftuar në natën e dytë dhe do jem në skenë me: @xhemishehu_ @jonidamaliqi @isli_islami @kelvikadilli të cilët do të prezantojnë të 3 netët e Festivalit.

Më shumë se prezantues, do të jem dëshmitar i një historie të cilën do ta përshkojmë me disa nga emrat më të spikatur, gdhendur në kujtesën dhe dashurinë e publikut. Unë vetë, raportin me Festivalin e kam jetuar në 3 dimensione:

  1. Kantautor: “Jon” “I thuaj Jo” “Eja”
    2. Kompozitor: Irma Libohova dhe Frederik Ndoci, Rovena Dilo, Mariza Ikonomi, ëest Side Family si dhe me Juliana Pasha deri në Eurovizion 2010.
    3. Prezantues në 1996 dhe pasfestival 1997

Ishte viti i 30të kur këndova Këngën “Jon” – një këngë e cila ndau në mes dy epoka dhe ndan mes edhe historinë e 60 viteve. Dhe unë do jem në mes të Festivalit, në natën e dytë! Rikthehem me shumë dëshirë për të përcjellë dashuri, nostalgji dhe muzikën që na ka shoqëruar gjithë jetën.“, shkruan ai.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.