AKTUALITET

Hilary Clinton nderon me çmimin ‘Vital Voices Global’ kryeministrin shqiptar, Rama: Krenar për Shqipërinë!

14:04 - 07.12.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe djali i tyre i vogël, Zaho kanë marrë pjesë sot në ceremoninë e marrjes së çmimit “Vital Voices Global” që po organizohet në New York.




Ish-sekretarja e Shtetit, Hilary Clinton, pasi takoi Ramën dhe familjen e tij, gjatë fjalës së saj, vlerësoi kontributin e Shqipërisë dhe kryeministrit për strehimin e emigrantëve afganë që u detyruan të iknin nga Afganistani pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

Ndërkohë, Rama e ka cilësuar këtë çmim një krenari për Shqipërinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.