AKTUALITET

Ishte në kërkim pasi tentoi të vriste me armë zjarri, pranga 59-vjeçarit

13:41 - 07.12.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Fierit ka vënë në pranga 59-vjeçarin mbi të cilin rëndojnë dy akuza, teksa rreth gjashtë muaj më parë tentoi të vriste një person.




“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, organizuan operacionin e koduar “Kurjan”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim U. S., 59 vjeç, banues në Fier”.

Sipas bluve, ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 29.07.2021 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Në datën 23.07.2021, në fshatin Ngjeqar, Roskovec, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi U. S. ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. H., 40 vjeç, i cili mbeti i plagosur.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.