Kryesore

I keni thyer besimin e partnerit? Ja çfarë duhet të bëni

14:00 - 07.12.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është një procedurë e gjatë, por nëse keni gabuar, duhet ta përmirësoni.




Përveç një rrobe të ngushtë që nuk përshtatet mirë, cila është ajo gjë që ju shtrëngon edhe kur jeni të zhveshur? Kur tradhton personin që do…

Ajo ndjenjë e sëmurë frike dhe pendimi në stomak, ju bënë të mjerë, por fakti është se njerëzit bëjnë gabime që lëndojnë njerëzit që duan gjatë gjithë kohës.

Disa ekspertë në Psychology Today kanë një listë hapash, se çfarë duhet të bëni nëse thyeni besimin e partenit/es.

‘Pastrohuni’ vetë pa u zbuluar. Kjo shpëton një nivel besimi që do të shkatërrohej nëse prisni derisa ai/ajo ta zbulojë.

Përkushtohuni për ndershmëri të plotë në të ardhmen. Ju do të duhet të provoni përsëri se jeni i besueshëm.

Përgjigjuni çdo pyetjeje që mund të bëjë. Kjo është një nga gjërat më të rëndësishme: Edhe nëse mendoni se pyetja është marrëzi ose e përsëritur, përgjigja është e nevojshme për t’i ofruar sigurinë e munguar partneres/it.

Dëgjoni ndjenjat e saj/tij, pa i kundërshtuar ato. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të pajtoheni, por lejoni partnerin tuaj të thotë se si ndihet pa i thëne se pse nuk duhet të ndihet kështu.

Jini të durueshëm dhe më pas bëni durim edhe më shumë. Kjo është pjesa e dytë më e rëndësishme e procesit. Është e lehtë të mendosh se pasi të kesh kërkuar falje, që gjërat janë më mirë. Por mund të zgjasë shumë më shumë sesa mendoni që personi që keni tradhtuar të ndihet vërtet më mirë dhe ju duhet ta kuptoni këtë.

Kapërceni justifikimet dhe pranoni përgjegjësinë. Ekspertët thonë se mund të shpjegoni disa faktorë më vonë, por të paktën në fazat fillestare, mos u përpiqni ta justifikoni ose shpjegoni.

Qëndroni të fokusuar në rimëkëmbjen. Koha dhe përpjekja për të rikthyer besimin, do ta bëjnë marrëdhënien tuaj më të fortë në fund. Siç thotë shprehja, të gabosh është njerëzore, por ta kompensosh atë pa ‘u fshehur’ është hyjnore.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.