BOTA

Mosmbajtja e maskës shkakton tragjedi në Rusi/ Pas debatit me policinë, 45-vjeçari qëllon më armë zjarri në Moskë

16:39 - 07.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën dy persona u vranë dhe tre u plagosën kur një sulmues i armatosur qëlloi në Moskë.




Sipas mediave ruse, sulmuesi është arrestuar. Të shtënat kanë ndodhur në një institucion shtetëror për lëshimin e dokumenteve. E përditshmja e Moskës, RBK pretendon se sulmuesi është 45-vjeçari, banor i Moskës, Sergei Glazov, raporton france 24.

Agjencia TAS bën të ditur, duke iu referuar burimeve anonime të policisë, se të shtënat kanë ndodhur pas diskutimit për mbajtjen e maskave. Burri ka nxjerrë armën dhe ka nisur të qëllojë. Në këtë moment bëhet e ditur se asnjë nga punonjësit në qendër nuk ka pasur kohë të shtypnin butonin e alarmit.

Sipas MPB-së viktimat janë punëtor dhe vizitor. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë 10-vjeçar.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.