AKTUALITET

OSHEE rikthen energjinë elektrike për 160 familje në Mat, një ditë më parë u vodhën transformatorët

15:30 - 07.12.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

OSHEE ka bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike për 160 familje në zonën e Matit.




Sipas OSHEE, në Burrel, është bërë e mundur zëvendësimi i transformatorit në fshatin Zenisht, i cili është vjedhur nga persona ende të pa identifikuar. Pre e vjedhjes një ditë më parë ranë dy transformator në fshatin Zenisht, ndërsa pak javë më parë është vjedhur edhe transformatori i fshatit Batërr e Vogël.

Njoftimi i OSHEE:

Mat, rikthehet energjia për 160 familje, OSHEE zëvendëson transformatorin

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Burrel ka bërë të mundur mbrëmjen e djeshme zëvendësimin e transformatorit në fshatin Zenisht të Njësisë Administrative Lis, i cili u vjedh nga persona ende të paidentifikuar.

160 familjet e këtij fshati ngritën shqetësimin e vjedhjeve të shumta që po ju bëhen prej kohësh.

Sipas banorëve hajdutët kanë vjedhur në fshat edhe lopë e viça, ndërsa nuk ka asnjë të arrestuar nga policia.

Ata vijojnë të apelojnë që fshati i tyre të patrullohet gjatë natës nga forcat e rendit pasi vjedhjet bëhet nga ora 24:00 deri në 4:00 të mëngjesit.

Pre e vjedhjes një ditë më parë ranë dy transformator në fshatin Zenisht, ndërsa pak javë më parë është vjedhur edhe transformatori i fshatit Batërr e Vogël.

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.