Kosova

Shënohen 8 raste të reja me COVID-19 në Kosovë 24 orët e fundit

15:15 - 07.12.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se këtë të martë në Kosovë janë shënuar 8 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 2 mijë e 274 mostrave.




Sipas këtij njoftimi, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje nga COVID-19.

Rastet aktive me COVID-19, sipas MSH-së janë 314.

Në 24 orët paraprake autoritetet shëndetësore kanë administruar, 4 mijë e 19 vaksina kundër koronavirusit.

Që prej fundit të marsit, kur në Kosovë nisi fushata e imunizimit, e deri më sot në Kosovë janë administruar 1 milion e 630 mijë e 82 doza të vaksinës.

Me dy doza të vaksinës janë vaksinuar, 767 mijë e 742 persona.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.