AKTUALITET

“Shqipëria ka histori të pasur”, Yuri Kim shikon nga afër punën restauruese të Kalasë

13:48 - 07.12.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ndodhet në Durrës për restaurimin e Murit të Kalasë.




Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh se Shqipëria ka një histori të jashtëzakonshme që duhet ruajtur. Ambasadorja në fjalën e saj ndër të tjera u shpreh se është krenare që SHBA është pjesë kësaj përpjekje rindërtuese përmes fondit të ambasadorëve për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

“Kur erdha këtu në muajin janar ishte duke u bërë një punë e madhe me procesin e rindërtimit që akoma nuk ka mbaruar por vazhdon edhe në ditën e sotme. Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm, ka një histori shumë të pasur, kam pasur mundësinë të vizitoj kështjellat e saj, vepra artit të qyteteve antike.

Kushdo që vjen në Shqipëri ka mundësi të admirojë trashëgimninë kulturore. Ne jemi krenar si ambasadë e SHBA që të jemi pjesë e kësaj përpjekje rindërtuese përmes fondit të ambasadorëve për SHBA për ruajtjen e trashëgimisë kulturore por gjithashtu jemi krenar për ta bërë këtë me miqtë e ambasadës suedeze”, tha Kim.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.