Aktualitet

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut shkruajnë vetë historinë e tyre, eliminohen paragjykimet

21:38 - 07.12.21 gsh

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut do të shkruajnë për herë të parë vetë historinë e tyre.



Projekti madhor I financuar nga qeveria  e Maqedonisë së Veriut do të kryehet nga Instituti I Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Drejtori i Institutit dhe drejtori I Arkvit të Shqipërisë, nënshkruan një marrëveshje dhe sqaruan projektin.

“Në tektstet mësimore, shkencore e enciklopedinë e Maqedonisë, shqiptarët fyhen. Akti i  pranimit të projektit tonë për ta shkruar historinë e trevave lindore dhe zyrtarizimi në akspektin shtetëror nga Ministria e Arsimit për ta mbështetur këtë projekt është kthesë e madhe për shqiptarët  në Maqedoni sepse ata do ta shkruajnë historinë e tyre siç është, që të mos lëmë hapësirë për  paragjykime siç e kanë bërë më herët historianët maqedonas. Kjo do të reflektohet edhe në tekstet shkollore” tha Skender Asani.

” Shkrimi për herë të parë të historisë së trevave lindore të kombit tonë një projekt institucional i republikës së Maqedonisë së Veriut. Është nder dhe knëqësi për drejtorinë e Akrivave që do të kontribuojë në këtë projekt madhor përmes dokumenteve”- u shpreh drejtori I Arkvit të Shqipërisë.

Historia e shkruar nga shqiptarët e Maqedonisë do ketë ndihmën e Tiranës zyrtare dhe Prishtinës. Ai do të pasqyrohet edhe në Historinë e Popullit shqiptar që deri tani sipas Asanit nuk I përfshin rrethanat historike të shqiptarëve të Maqedonisë.Marrëveshja u firmos në kuadër  të ekspozitës së çelur për 100 vjetorin e Hasan Prishtinës kryeministër.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.