Aktualitet

A do të ketë masa për festa? Manastirliu: E vetmja “armë” që kemi në…

13:51 - 07.12.21 Gazeta Shqiptare

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka qenë sot në Kukës në kuadër të aktivizimit 16 ditor për sensibilizimit kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje.



Manastirliu ka folur dhe për situatën e Covid në vendin tonë dhe masat që pritet të merren ndërsa Omicron po bëhet një kërcënim.

Ajo foli lidhje me rivlerësimin e masave kufizuese në prag të festave, ku tha se ky është një vendim që do duhet të merret nga Komiteti i Ekspertëve duke vlerësuar edhe indikatorët e tjerë të situatës së pandemisë në vendin tonë.

E vetmja armë që kemi në dorë tani, tha Manastirliu, është vaksinimi, duke shtuar se situata e imunizimit në vendin tonë është e qëndrueshme.

“Dua të them që vendimet merren nga komiteti i ekspertëve. Situata po ndiqet në mënyrë dinamike. Duhet të jemi të kujdesshëm për masat duke rivlerësuar masat që kemi, Esenciale është vaksinimi si armë që kemi kundër virusit apo edhe varianteve që qarkullojnë siç është edhe Omircon. Priten informacione nga institucionet ndërkombëtare për të parë sa i rrezikshëm është ai. Vaksina është arma që ne kemi. Jemi sot këtu edhe për të vijuar fushatën e vaksinimit duke synuar që vaksinimi të shtrihet sa më shumë te të rinjtë.

Shqipëria ka një mbulesë vaksinale që po rritet dita ditës. Është situatë e qëndrueshme e vaksinimit në Shqipëri. Ne nuk do të ndalemi derisa çdo qytetar të jetë i mbrojtur përmes vaksinimit. Fushata e vaksinimit ka disa nivele të operimit. Jemi në një nivel të ri. Prej disa muajsh jemi derë më derë për qytetarët që nuk kanë mundur të shkojnë për t’u vaksinuar. Shëndeti qëndron në majë. Qeveria shqiptare ka siguruar dozat e vaksinave për popullatën dhe ne po ecim me hapa të qëndrueshëm”, tha Manastirliu.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.