Kronikë

Detaje nga parandalimi i vrasjes në Tiranë/ Si ra policia në gjurmët e autorëve, konflikti nisi në Belgjikë

11:13 - 08.12.21 gsh

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar gjatë 24 orëve të fundit, ku u arrestuan katër persona dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë.



Gjatë këtij aksioni, policia njoftoi se ka parandaluar edhe një vrasje, që anëtarët e grupit kriminal po planifikonin të kryenin.

Gazetarja Klodiana Bezat tha se Policia e Lezhës në rrugë operative mori të dhëna se çifti Nikoll dhe Marie Marku si edhe dhëndri i tyre posedonin arme zjarri, municione dhe eksploziv.

Në bazë të këtyre informacioneve u çel një procedim penal i cili çoi më pas në zbulimin e gjithë aktivitetit kriminal të tyre si edhe lidhjen me 31 vjeçaret Edmir Vlashi e Hektor Ndoka të cilët po planifikonin vrasjen në kryeqytet.

Gjithashtu mësohet se Ndoka dhe Vlashi kanë udhëtuar disa herë në kryeqytet për të studiuar lëvizjet e objektivit të tyre i cili kishte pak kohë që ishte kthyer nga Belgjika , aty ku dhe janë prishur pazaret e drogës.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.