AKTUALITET

Djali i vogël Azem Hajdarit krah Berishës: Shpresoj që babai im të jetë frymëzim për ta kthyer Shqipërinë në vendin që e meriton

13:15 - 08.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Djali i vogël i Azem Hajdarit, i është bashkuar homazheve të zhvilluara nga ish-kryeministri Sali Berisha, tek shtatorja e babait të tij në qytetin ‘Studenti’.




Gjatë fjalës së tij ai falënderoi pjesëmarrësit, ndërsa u shpreh se vendi nuk është në situatën e tij më të mirë sa i përket aspektit arsimor, shëndetësor apo ekonomik, duke shtuar se kjo i ka bërë sërish bashkë në këtë takim qytetarët.

“Ju falënderoj që jeni sot këtu. Dua t’ju them se shpresoj që kjo ditë të jetë frymëzim dhe babai im të jetë frymëzim që ta kthejmë Shqipërinë në mënyrën më të mirë. Nuk e mendoja që do të vinte dita që do të mblidheshim kështu. Kur shikon që kombi jot , shteti jot është në krizë të keqe, në aspektin e arsimit, shëndetësi apo ekonomik, natyrisht kjo ditë do të vinte dhe njerëzit do të ngriheshin sërish. Zoti bekoftë Shqipërinë , Zoti bekoftë gjithë shqiptarët”, ka thënë ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.