Kryesore

Ish-studenti i ‘8 Dhjetorit’: Ja se çfarë ndodhi atë ditë, si triumfoi ideja e Azem Hajdarit për takim me Ramiz Alinë

13:02 - 08.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-studenti i lëvizjes së dhjetorit 1990, Spiro Cura, dha një mesazh në 31-vjetorin e kësaj lëvizjeje, duke u ndalur te slogani i saj “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” dhe duke e cilësuar atë një slogan të rinisë.




Në fjalën e tij në aktivitetin e zhvilluar nga Partia Demokratike, ish-dhjetoristi Cura tregoi një detaj të asaj dite, 8 dhjetor 1990, dhe se si triumfoi ideja e Azem Hajdarit për rrëzimin e regjimit komunist.

“Ne me ju mirëkuptohemi shumë mirë, nuk diskutohet fare. Ne gjithmonë kemi besuar se do të vinte një moment rokade historike. Ne dhamë mesazhin se e duam Shqipërinë si gjithë Evropën. Ne do të pasuronim shpirtërisht vetveten në grup, do të ndihmonim vetveten, do të pyesnim çfarë duhet bërë dhe do e bënim. Fatkeqësisht neve kjo na u vonua, por nuk duhet ta bëjmë këtë gabim me brezin pas nesh. Ne duhet t’i japim atij një shkollë, në mënyrë që ata të mbushen me të shkuarën, për të shkuar drejt së ardhmes.

Dua të jap diçka që ndodhi më 8 dhjetor. Ne ishim të bllokuar nga forcat e regjimit dhe e kuptonim se nuk kishim ku të shkonim, por thonim se do shkojmë te Sheshi Skënderbej në mes të natës. Nuk e di pse në mes të natës, por në këtë botë ka dhe gjëra të pashpjegueshme. Vjen Azemi dhe thotë se ekziston një mundësi që ne të bëjmë një takim, të shohim çfarë thotë Ramiz Alia. Por, pjesa më e madhe ishin mosbesues dhe thonë se ne jemi nisur për Sheshin Skënderbej. Megjithatë, Azemi tha se për 45 minuta nëse nuk vij, jam i arrestuar dhe vazhdoni. Ne pritëm një orë e gjysmë. Kur erdhi Azemi tha se do bëjmë takim me Ramiz Alinë dhe t’ia themi gjërat në sy. Njerëzit nuk donin në fakt. Por në fakt, ideja e Azemit triumfoi, ishte më e qarta, ishte ide për bashkëpunim me këdo, por në rrugën tonë. Azemi thoshte se ne nuk tjetërsohemi si natyra, si material i historisë, pavarësisht me kë ulemi për të bërë diskutime.

Slogani “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” është slogani i rinisë. Elita duhet t’i sistemojë mendimet. Në këtë plan se ky slogan nuk është gjë tjetër, veçse amanet i rinisë. Se çfarë duhet bërë, duhet ta përcaktojë rinia, duhet ta shpërthejë rinia, sepse e ardhmja e këtij vendi mund të kuptohet vetëm përmes shpirtit të rinisë”, tha Cura.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.