Kryesore

Preç Zogaj mesazh të qartë Berishës më “8 Dhjetor”: S’ka të ardhme PD, që të rithemelohet si oksidentale!

12:13 - 08.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mesazhe të forta dhe të qarta ka dhënë një ndër themeluesit e Partisë Demokratike, Preç Zogaj, në aktivitetin zhvilluar në përkujtim të 31-vjetorit të Lëvizjes Studentore, që rrëzoi regjimin komunist.




Teksa përkujtoi lëvizjen e madhe të studentëve dhe shprehu mirënjohje për ta, duke përmendur të parin Azem Hajdarin, Zogaj u ndal dhe te zhvillimet brenda Partisë Demokratike.

Sipas Zogajt, nuk ka parti të djathtë që nuk dihet kush është kryetar, duke shtuar se “Kjo krizë që ndodhi ka zgjidhur dualizmin dhe ka hequr pengesën amerikane. Pas 30 vitesh, unë konstatoj se për herë të parë SHBA kthehen dhe deklarohen për një bashkëpunim të ngushtë me PD dhe shprehin dëshirën të festojnë pranë saj fitoren, siç ka ndodhur më 1992. Heqja e dualizmit dhe rivendosja e marrëdhënieve të ngushta me SHBA janë dy premisa të fuqishme, pa të cilat nuk fiton, edhe po t’i kesh të tjerat në rregull. Prandaj them se duhet që, së paku, përtej shumë dallimeve e ndryshmeve, që ekzistojnë në PD, në 2-3 gjëra duhet të bashkohemi, së pari të bashkohemi tek euroatlantizmi, tek ai euroatlantizëm që e njohin dhe ata si të tillë, jo të themi jam pro amerikan, po kur ata s’më njohin për të tillë, s’jam; të bashkohemi rreth vetëdijes se përballë PD ka vetëm një kundërshtar, që është qeveria e Edi Ramës”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.