AKTUALITET

Manastirliu: Koha të kemi një vrull të ri në përballje me pandeminë COVID19, për një dimër të sigurt

14:08 - 09.12.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e ka konsideruar marrëveshjen, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, një mbështetje për zbutjen e efekteve të pandemisë COVID-19 ndaj dhe kërkoi në Kuvend miratimin e kësaj marrëveshje.




Manastirliu tha se do të vijohet deri në fund të pandemisë COVID, me investimet në Shëndetësi, mbështetjen e personelit shëndetësor dhe sigurimin e vaksinave.

 

“21 muaj më vonë sfida e kësaj përballje me një emergjencë kaq të rrallë mbetet njësoj e vështirë. Ka testuar çdo hallkë të sistemit tonë shëndetësor, ka vënë në provë çdo pjesë të këtij sistemi. E kuptueshme është lodhja prej pandemisë. Por sado e gjatë të duket kjo përballje vigjilencën nuk duhet ta ulim dhe përpjekjet për të mbrojtur jetën e qytetarët duhet ti intensifikojmë. Virusi është një realitet i painjohur që po shtyn shumë vende perëndimor t’i kthehen masave më të ashpra se në fillim të pandemisë. Falë punës së palodhur të mjekëve dhe infermierëve sistemit shëndetësor nuk pësoi kolaps. Varianti i ri i ka dhënë një tjetër dimension i të panjohurës. I kemi bërë të gjitha këto duke patur përballë jo thjeshtë virusin, por edhe sulmet e akuzat që i kaluan edhe kufijtë e absurdit”, tha Manastirliu.

Duke bërë apel për vaksinimin ndaj Covid19, Manastirliu nënvizoi se janë garantuar 5.5 milion doza vaksine që do të mbërrijnë deri në mesin e vitit të ardhshëm.

“Janë garantuar mbi 5.5 mln vaksina, që do të vijnë brenda 6 mujorit të parë të 2022.Vaksina është e garantuar për cdo qytetar. Kemi një rritje në përdorimin e vaksinave në raport me tre muaj më parë dhe kemi filluar prej 3 dhjetorit me dozën përforcuese. Duhet të rrisim mbrojtjen ndaj varianteve të reja. Vaksinimi me dozën e tretë e rrit mbrojtjen. Është koha të kemi një vrull të ri për një dimër të sigurt për përballjen me rrezikun e virusit. Kemi kaluar në një plan “B” të masave për parandalimin e përhapjes së virusit. Edhe me të gjitha masat për paraqitjen e kartës së vaksinimit për administratën dhe punonjësit në qendra tregtare duke filluar nga data 4 janar, ose me testin e vaksinimit” tha Manastirliu


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.