Kryesore

Kaçe drejt largimit nga Partizani, negociohet ndërprerja konsesuale e kontratës

11:30 - 04.01.22 gsh

Ergys Kaçe drejt largimit nga Partizani.



“Panorama Sport” ka mësuar se klubi i kuq dhe mesfushori po negociojnë për një ndërprerje të kontratës me konsensus.

28-vjeçari i cili erdhi me bujë në merkaton e verës, nuk ka mundur dot që të nxirrte në pah të gjithë potencialin dhe aftësitë e tij me “demat e kuq”, teksa në 13 ndeshje të zhvilluara në Kategorinë Superiore ai nuk ka shënuar dhe nuk ka dhuruar asnjë asist.

CV-ja e Ergys Kaçes është e pasur teksa përveç Partizanit ai gjithashtu ka mbajtur veshur fanellën e Arisit, AEL Larisas, Panathinaikosit, PAOK-ut dhe Epanomit./Panorama sport

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.