Kryesore

Ligji i Sponsorizimit në sport, Duka pas takimit me Kushin: Jo më bojkot!

13:08 - 11.01.22 Gazeta Shqiptare

Pas takimit që pati me klubet dhe ministren e Arsimit dhe të Sportit, Evis Kushi për Ligjin e Sponsorizimit në sport, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur për mediat.



Duka theksoi se ministrja Kushi e priti shumë mirë propozimin e FSHF-së dhe se e falënderon për marrëdhëniet e mira që ka me qeverinë e futbollit shqiptar:

“Sot patëm një takim me Ministren e Sportit, Evis Kushi. Kërkuan nga neve për të riaktivizuar atë iniciativë të lënë më shumë se një viti më parë për Ligjin e Sponsorizimeve.

Ministrja e priti shumë mirë propozimin tonë do ta ndjekim bashkarisht që të kemi një Ligj të Sponsorizimeve në vitin 2022. Ne kemi të njëjtin propozim, e rëndësishme është që të ketë një Ligj të Sponsorizimit.

Të ketë një Ligj të Sponsorizimit që të sigurojë mbijetesën e sportit në përgjithësi në Shqipëri dhe jo vetëm në futboll, por në të gjithë sportet e tjera.

Sporti nuk është thjesht një garë apo kampionat, sporti është një edukim, një nivel jetese për fëmijët tanë. Dua të falënderoj ministren Kushi për marrëdhëniet e mira FSHF-në dhe për një lloj ndryshimi të qasjes së saj për zhvillimin e sportit. Kam shumë besim që do ta vazhdojmë përpara.

Kemi ndryshuar taktikën me bojkot, tani po provojmë një taktikë tjetër. Në mbledhje që kemi pasur përpara Vitit të Ri me Ligën Profesioniste kemi vendosur që një përfaqësi e klubeve dhe e FSHF-së ta iniciojë këtë me ministren e Arsimit dhe të Sportit.”

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.