Kryesore

“I gatshëm të dëshmoj sërish!”, Berisha: Përveç Gardës, Basha mbrohej nga fondamentalistë, vrasës të kthyer nga Siria

14:57 - 13.01.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi qëndroi më shumë se dy orë në ambientet e prokurorisë së Tiranës, ku u mor në pyetje për protestën e 8 janarit, ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë ambientet e këtij institucioni të lartë të drejtësisë.
Siç edhe paralajmëroi më herët, Berisha është ndalur në një prononcim për mediat, ku dha detaje nga ajo çka dëshmoi para prokurorëve të çështjes, Elisabeta Imeraj dhe Elio Mazreku.
Berisha tha se: “U thirra me urdher te kreut te Meduzes. Erdha ne respekt te atyre parimeve me te cilat jam i mbrojtur,”- ndërsa akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha për lidhje me vrasës dhe fondamentalistë
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se kreu i PD-së, Lulzim Basha mbrohej ditën e protestës, nga njerëz fundamentalistë, sipas tij vrasës të kthyer nga Siria.




“Ku mund të arrestojnë këta? Këta janë në kontroll të plotë. Edhe nëse duan të bëjnë detyrën, por e ke parasysh se si janë këta. Pse krimi nuk peshon? A mundet oficeri i gardës të qëndrojë i rrethuar nga vrasës dhe trafikantë dhe mos t’i thotë komandantit të vetë që; atje nuk shkoj. Por ky super frikacak s’do vetëm gardën, por edhe vrasësit afër. Nëse nuk ndalet ky akt, mos harroni që kjo është lidhja më flagrante me krimin. Me fondamentalistët nënkuptoj persona që i përkasin organizatave terroriste. persona të cilët kanë qenë dhe mund të kenë qenë në Siri dhe janë kthyer. Këta i quaj fundamentalistë. Ky është konteksti. Ata nuk kanë lidhje me….Dua ta saktësojë. Ka pasur keqinterpretim. Ky është interpretimi. Çfarë duan ata në selinë e PD? Ata janë mercenarë. Kë mbronin ata? Ata mbronin Lulzim Bravën, për të cilin nuk i jepte siguri mbrojtja nga garda. Këtu qëndrimi i Gardës, pranimi nga Garda i vrasësve si rrethim i dytë, ky është krim shtetëror i rëndë. Do vijë sa herë të më thërrasin. S’ka diskutim. Mos më pyesni më; asnjëherë! Nëse thirrem, edhe në gjykatë. Unë do bëj…Këtu është revolucioni që të bëj gjyqin në Shqipëri.”, tha Berisha.
PROTESTA
Protesta në fjalë u shoqërua me episode dhunë, ku përkrahës të Berishës tentuan të futeshin në seli, ndërsa hapën me dhunë disa dyer dhe thyen xhamat e dritareve të katit të parë dhe të dytë. Ish-kryeministri Berisha është treguar i përpiktë me orarin e tij, madje mbërriti pak minuta para orës 11:00, orar kur ishte thirrur që të paraqitej në organin e akuzës. I shoqëruar nga avokati i tij, Ledio Nuraj, pasi doli nga makina duke përshëndetur me dy gishta, hyri brenda ambienteve të prokurorisë.
Për incidentet u arrestuan 34 persona, të cilët u liruan dje nga gjykata.
Nga ana tjetër, përkrahës të Bashës, iu përgjigjën protestuesve duke hedhur një lëndë, ende e papërcaktuar. Po ashtu, sot në pyetje ne orën 12:00 u mor edhe deputeti i PD-së, Flamur Noka, i cili po hetohet në gjendje të lirë, pasi ishte ai që njoftoi zyrtarisht policinë se në 8 janar do të mbahej një protestë para selisë së PD-së.
Noka po pyetet nga Mazreku për mënyrën se si do të organizohet protesta dhe nëse kishte dijeni për skenarët e dhunës që ndodhën. Kujtojmë se i vetmi që është shprehur i hapur publikisht për t’iu përgjigjur thirrjes së prokurorisë për të dëshmuar ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.