AKTUALITET

Përfitonin deri në 300 mijë euro, policia zbulon laboratorin e falsifikimit të dokumenteve, çfarë u sekuestrua nga Lezha në Tiranë dhe Elbasan

13:00 - 13.01.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Lezhës ka finalizuar pas një hetimi 3-mujor, operacionin e koduar “Identiteti”, duke arrestuar katër persona dhe shpallur në kërkim dy të tjerë.
Gjatë aksionit, policia ka zbuluar një laborator të dyshuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara të identifikimit dhe një ambient ku ushtrohej aktiviteti i dyshuar i mashtrimit kompjuterik.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa ambiente në Lezhë, Tiranë dhe Elbasan, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: pasaporta dhe karta identiteti bullgare, karta identiteti spanjolle, pasaporta, karta identiteti dhe leje drejtimi italiane, fotokopje dokumentesh të huaja e shqiptare, pasaporta shqiptare, certifikata, 11 njësi kompjuterike, karta bankash, laptopë, USB që përmbanin të dhëna personale të disa shtetasve të huaj të mashtruar nga shtetasit e lartpërmendur, duke përfituar shumë të ndryshme monetare që variojnë nga 500-300.000 euro.
Në pranga kanë rënë shtetasit Pertef Musabelli, Henri Haxhiraj, Arjan Refugjati dhe Erigesji Moriga, ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit Artur Terziu dhe Ilir Mata.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.