AKTUALITET

Protesta e 8 janarit/ Pas Berishës, merret në pyetje edhe Flamur Noka. Deputeti mbërrin në prokurori

12:20 - 13.01.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti demokrat, Flamur Noka ka mbërritur në prokurori, ku do të merret në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit, të thirru nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Teksa ende Berisha vijon të dëshmojë para organit të akuzës, në ambientet e prokurorisë është parë të hyjë edhe Noka, në orarin që i është kërkuar, në 12:00.
Flamur Noka, po hetohet në gjendje të lirë, pasi ishte ai që njoftoi zyrtarisht policinë se në 8 janar do të mbahej një protestë para selisë së PD-së.
Deputeti do të pyetet nga Mazreku për mënyrën se si do të organizohej protesta dhe nëse kishte dijeni për skenarët e dhunës që ndodhën.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.