Horoskopi

Të vështira, shenjat e horoskopit që nuk kënaqen me pak në dashuri

15:15 - 13.01.22 Gazeta Shqiptare

Disa shenja zodiakale janë të obsesionuara në disa situata të jetës, sidomos kur bëhet fjalë për romantizmin dhe dashurinë. Për ta nuk ka gjë më të rëndësishme në jetë se sa të kenë pranë njeriun e duhur. Në këtë artikull do t’ju zbulojmë cilat janë këto shenja të obesionuara pas dashurisë. Zbuloni nëse bëni pjesë në këtë listë:
Demi
Demi qëndron me këmbë për tokë, por mbi të gjitha, nuk kënaqet derisa të marrë atë që do, sidomos në dashuri. Për më tepër, tenton të jetë i obssionuar tek personi që do dhe përpiqet ta bëjë për vete çdo ditë. Në çdo mënyrë.
Gaforrja
Gaforrja i kushton shumë rëndësi zemrës dhe rrjedhimisht, edhe dashurisë. Mund të mos jetë posesive, por bëhet e obsesionuar, duke mos e parë dot jetën pa tjetrin, mund të jetë pak rënduese në jetën e partnerit.
Luani
Luani është shumë i sigurt në vetvete dhe nuk e pranon lehtë diçka që nuk shkon sipas planeve të tij, edhe në dashuri sidomos. Kështu që mund të obsesionohet dhe të bëjë gjithçka është e mundur për të arritur marrëdhënien që dëshiron të ketë.
Akrepi
Akrepi është një shenjë shumë pasionante dhe intensive, por përfundon duke u bërë shumë ‘territoriale’ dhe posesive. Kur dashuron, mund të bëhet me fiksime rreth personit që ka në krah.
Peshqit
Peshqit janë një shpirt i lirë, por mund të bëhen obsesivë kur dashurojnë. Kanë gjithmonë nevojë për njeriun që duan,janë ëndërrimtarë dhe duan që historia e tyre e dashurisë të jetë si një film.



Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.