AKTUALITET

Konflikti Rusi-Ukrainë, analisti: S’do të ketë luftë, Putin kërkon që NATO të mos zgjerohet në Lindje

17:53 - 14.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Analisti Genc Burimi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, foli për tensionet Rusi-Ukrainë, por edhe destabilizimin në Ballkan e më gjerë. Sipas tij, nuk do të ketë luftë mes Rusisë dhe Ukrainës dhe zgjidhja e problemit, përfshirë dhe ndërhyrjen e amerikanëve, do të jetë e afërt sipas analistit.




Ai shtoi më tej, se Shqipëria duhet të mbaj një qëndrim tjetër ndaj amerikanëve, pasi sipas Burimit, ata kanë nevojë për ne. Në këto kushte, ai tha se kryeministri Edi Rama duhet të kërkojë vende pune e ndihma monetare e jo mjete ushtarake, pasi sipas tij, vendi nuk është i rrezikuar.

“Luftë besoj s’do të ketë. Do të shkohet drejt një ndalimi të shkallëzimit të forcave ruse në kufi me Ukrainën. Rusët nuk heqin dorë nga tre kërkesat. E para është që NATO të mos vazhdojë më zgjerimin në Lindje. Pra të bllokohet hyrja e Ukrainës në NATO. NATO sot ka 30 vende anëtare, të cilat 10-12 kanë hyrë pas 99-ës. Amerikanët, Klinton, patën siguruar rusët që nuk do të ketë më zgjerim të NATO-s në Lindje. Putin thotë se amerikanët s’kanë mbajtur këtë premtim, amerikanët thonë se nuk e kanë bërë këtë premtim. Teoria e pritshmërive është që kur një fuqi nuk vepron sipas dëshirës, por sipas frikës. Escobar para disa ditësh tha që nuk lejohet dhuna, e kishte fjalën për dhunën në seli të PD. Ai tha që nuk duhet dhunë, por zgjedhje. Escobari tha që nuk merret asgjë me dhunë, por me dialog. Këtë parim, po ta çojmë te Ukraina, atje në 2004 u zgjodh një president që iu mohua fitorja. U bënë prapë zgjedhjet në 2010, e kësaj radhe i fiton. Ky personazh, i fitoi zgjedhjet në mënyrë demokratike në vitin 2010. Mandat 5-vjeçar, në 2014 shpërtheu revolta e Meidanit, e me ketë revoltë u rrëzua një president. Evropa është lënë komplet me një anë. Nuk është në tavolinë. Nuk janë në tryezë, në Gjenevë ke 2 flamuj, një rus e një amerikan. Evropa do të flasë në emër të kujt? Në luftën ndaj Rusisë duhet treguar dhëmbët. Suedia dhe Finlanda duhet të futen në NATO. Kthehemi prapë në konflikt. Këtë do të sqarojë Rusia, ky është debati i sotëm. Ukraina është ekzakt si Kosova dhe Serbinë. Është një situatë e madhe për amerikanët, që kanë konflikte të shumta. Ata kanë probleme me Iranin, gazsjellësin rus. Është situatë shumë e ndezur. Ndaj s’kanë kohë për Shqipërinë sot. Non grata e Berishës ishte e pa nevojshme. Duam që dy çështjet sensibël që janë sot në Evropë, të jenë probleme Evropiane. Amerika ia ka lënë Ballkanin Evropës”, tha Burimi.

Më tej, Burimi argumentoi se Amerika duhet të jetë e shqetësuar për Malin e Zi, pasi atje u shpall fituese një parti pro-ruse.

“S’jemi ne që duam Amerikën, por Amerika ne. Po ju jap shembull Sirinë. Amerikës i duhej Siria që të evitohej që Rusia të ketë port në BE. Problemi i Amerikës ishte Mali i Zi, sepse fitoi një parti pro Ruse. Ata shpallën Berishën non garata dhe e jo Gjukanoviç. Jemi në një lojë strategjike. Edhe të duam ne të prishemi, SHBA nuk prishet me ne. Edi Rama e shet shumë lirë lëkurën te amerikanët, sepse nuk merr asnjë avantazh financiar. Ke vende anëtare të NATO që i marrin para amerikanëve. Ne nuk i marrim asgjë. Ata s’kanë të zgjedhin veç nesh. Të vjen një diplomat rus me para, shko te Sali Berisha dhe mund të ofrojë para. Pse i krijon Amerika këto kushte? Ajo është vetë budallaqe. Nuk vlente non grata e Berishës. Krahaso Berishën me këto marrëveshje strategjike. Rusi është si puna e peshkaqenit, ndjen erë gjaku dhe shkon menjëherë. Nuk kishte asnjë lloj urgjence të destabilizohej Shqipëria me Berishën, sepse ai ishte në gjumë letargjik. Amerikanët janë shpesh budallenj. Shpesh luan forca, muskuli, e jo truri. U futën në Irak pa u menduar, në Afganistan pa u menduar. Berisha është i adhuruar nga elektorati i tij se sa Basha. Çfarë rrezikon Shqipëria sot nga ana gjeopolitike, se sa Maqedonia dhe Mali i Zi? Sot atje ke në fuqi një parti pro Ruse. A e pengon kjo parti Malin e Zi ë jetë anëtare e NATO-s. Ndoshta po. Amerika bën shumë probleme. Ne na jep një Yuri Kim që del si perfektja e Shqipërisë. Shqiptarëve i duhen vende pune, jo tanke e armë. Shqipëria po boshatiset nga të rinjtë”, tha Burimi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.