POLITIKË

Meta do dekretojë zgjedhjet e pjesshme vendore, Alban Zeneli e kërkoi dy ditë më parë

12:06 - 14.01.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sot Kreu i Shtetit është shprehur se po shqyrton mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve ne bashkitë që kanë ngelur pa kryetar.
Bëhet fjalë për 6 bashki, ku mandati i kryetarëve ose ka përfunduar, ose është ndërprerë.
Dy ditë më parë, ishte ish-deputeti i PD, Alban Zeneli qe bëri një thirrje publike ndaj Metës, që të dekretonte këto zgjedhje, para datës 18 janar, kur Gjykata Kushtetuese do të vendosë, lidhur me aktin e mazhorancës që ka votuar shkarkimin e tij nga posti.




Më poshtë, apeli i Alban Zenelit

Datat kane rendesi historike e arsyet jane te ndryshme duke filluar nga festat e pagane, fetare, historike por dhe ato me sfond nga politika apo te grupeve etnike e sot dhe ato data me grupe te caktuara me prirje te reja kundrejt te drejtave te familjes e percaktimit seksual. Por opinioni publik njohu data si 11 e 18 dhjetori 2021, e 8 janari 2022, te treja per te treguar se pavaresisht pritshmerive, asgje nuk ka ndryshuar. Para tyre, kemi nje Opinion te ndare ne baze te preferencave politike te interesave e ne fund te tifozllekut qe ne e kemi me teprice. Keto data normal qe kane rendesine e tyre e nuk dua te analizoj as “humbesit” e “fituesit”, kategori qe ndoshta jane, por ajo qe me shqeteson eshte memorja e shkurter qe ne shqiptaret kemi ne lidhje me datat. Ka filluar viti i trete i zgjedhjeve vendore te 2019 e po afrohet mbarimi i mandatit te drejtuesve “Iegjitim” pa “legjitimitet” sipas raportit te VENEZIA-s dhe 5-6 njesi, nuk e kane as kete “legjitimitet “ te “palegjitimuar” por jane ne kundershti absolute me ligjin, vullnetin e qytetareve dhe me vendimin e GJK. Me date 18.01.2022 eshte seance ne GJK me kerkese te Parlamentit, per shkarkimin e Presidentit te Republikes. I bej thirrje kreut te shtetit, qe pavaresisht mendimit si President i Republikes e pavaresisht dekreteve te tij te “ligjshme“ a te “pa ligjshme“ te ushtroje detyren e te dekretoje mundesisht brenda dates 18/01/2022 zgjedhjet e pjeshme ne ato bashki ku qytetaret jane te paperfaqesuar per arsye nga me te ndryshmet, duke filluar nga i ndjeri qe humbi jeten e deri tek ish te zgjedhur te denuar nga organet ligjzbatuese perendimore, qe humben postin per shkak te dekriminalizimit. Datat 8,11,18 qe kaluan, kane rendesine e simboliken e tyre por data 18/01/2022 do te kete dhe me shume vlere nese Presidenti i Republikes do te dekretoje zgjedhjet e pjesshme vendore. Me pas, do te shohim dhe teatrin e forcave politike te aktoreve te rinj e te vjeter e nuk do te kemi lufte per vula por do te jene qytetaret e ketyre bashkive qe do te thone fjalen e tyre. Rama, Berisha, Basha, Kryemadhi, Mediu, Patozi, NISMA e subjekte politike apo individe kane te drejten te konkurojne e do kemi nje vullnet real te njerezve se kujt i besojne per ti qeverisur.

Zoti President!
Dekreto zgjedhjet e pjesshme vendore!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.