AKTUALITET

Tregtonin naftë kontrabandë, pranga 3 personave në Dibër

09:12 - 14.01.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre persona në Dibër janë arrestuar, pasi tregtonin naftë kontrabandë.




Sipas policisë tre të arrestuarit, furnizonin automjetet e transportit të udhëtarëve, duke shmangur detyrimet doganore.

Përkatësisht në pranga kanë rënë, Adil Cibaku 54 vjeç, banues në njësia Administrative Kostriot, Bashkia Dibër,, administrator i një subjekti privat, me fushë të veprimtarisë në transport udhëtarësh.

Izet  Merdini, 36 vjeç, menaxher i subjektit dhe Artur Lami, 32 vjeç, shofer në subjektin privat.

Uniformat blu, bënë me dije së këta shtetas kishin instaluar dy serbatorë për naftë në një automjet në përdorim të këtij subjekti dhe në mënyrë të vazhdueshme e sistematike merrnin lëndë djegëse (gazoil), në Dibër të Madhe dhe më pas e depozitonin në një depozitë nafte në afërsi të ambienteve tregtare të subjektit të tyre.

Dibër: Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Evazioni”

Tregtonin naftë kontrabandë dhe furnizonin automjetet e transportit të udhëtarëve, duke shmangur detyrimet doganore, vihen në pranga 3 shtetas.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër

Në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga seksioni për hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, u finalizua operacioni policor i koduar “Evazioni”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve :

-A.C., 54 vjeç, banues në Njësia Administrative Kostriot, Bashkia Dibër,, administrator i një subjekti privat, me fushë të veprimtarisë në transport udhëtarësh.

-I.M., 36 vjeç, banues në Njësia Administrative Kastriot, Bashkia Dibër, menaxher i subjektit.

-A.L., 32 vjeç, banues në Peshkopi, Bashkia Dibër, me punë shofer në subjektin privat.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas kishin instaluar dy serbatorë për naftë në një automjet në përdorim të këtij subjekti dhe në mënyrë të vazhdueshme e sistematike merrnin lëndë djegëse (gazoil), në Dibër të Madhe dhe më pas e depozitonin në një depozitë nafte në afërsi të ambienteve tregtare të subjektit të tyre.

Ky subjekt duke qënë se disponon mjete të transportit të udhëtarëve nëpërmjet kësaj skeme dyshohet se kryenin kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë dhe evazion fiskal duke shmangur detyrimet doganore të hidrokarbureve nga pika e kalimit kufitar Bllatë ku më pas u furnizonin mjetet e transportit.

Si rezultat i veprimeve hetimore si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e magazinës së këtij subjekti u gjet një depozitë e mbushur me lëndë djegëse (gazoil) në sasinë rreth 800 litra e dyshuar se është grumbulluar nga veprimtaria kriminale e kontrabandës së kryer nga personat e mësipërm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.