Kryesore

Zbardhet axhenda e Erdoganit në Tiranë ditën e hënë

21:31 - 14.01.22 gsh

Teksa ditën e hënë vjen në Shqipëri presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, Burimet zbardhin axhendën e turit të tij të takimeve. Mësohet se presidenti Erdogan do të pritet në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit nga kryeministri Edi Rama në orën 09:00. BalkanWeb mëson se nga Rinasi, Erdogan do të udhëtojë drejt Kurbinit, në kompleksin e apartamenteve që janë ndërtuar falë donacioneve të qeverisë së tij për familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntor. Erdogan do të përurojë 524 apartamente të reja të banimit.



Ndërkohë, presidenti turk do të mbërrijë rreth orës 14:00 në Tiranë, ku do të ketë një takim në Kryeministri me kreun e qeverisë Rama, ku rreth kësaj ore, deri në orën 14:30 do të zhvillojnë dhe një konferencë për mediat. Axhenda përcakton se më pas Erdogan do të vizitojë Xhaminë e Et’hem Beut, e cila është restauruar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Fill pas kësaj, presidenti turk do të shkojë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ku do të mbajë edhe një fjalë. Ndërkohë, në orën 18:60 presidenti Erdogan do të largohet drejt Turqisë. Kjo nuk është vizita e parë e Erdogan në Shqipëri, pasi herën e fundit ishte në janar të vitit që shkoi.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.