Kosova

Rritet numri i rasteve me koronavirus në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

15:53 - 15.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë identifikuar 658 raste të reja me koronavirus.




Sipas Ministrisë së Shëndetësisë asnjë person nuk ka humbur jetën.

Ndërkohë në total numri i rasteve aktive ka arritur në 3, 837.

Njoftimi: 15 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.685 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.713.150 doza të vaksinës.

Deri më sot 795.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 30.281 doza përforëcuese dhe 2.162 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 6.008 testime, 658 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 160 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.532.

Në total numri i rasteve aktive është 3.837.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.