Aktualitet

GJKKO lë në burg efektivin e policisë/ I kërkoi para një të dënuari për mosreferim të shkeljes së arrestit shtëpiak

11:55 - 15.01.22 gsh

Lihet në burg efektivi i policisë në Kukës, i arrestuar dy ditë më parë nën akuzën e korrupsionit. Vendimi është marrës sot nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, e cila ka vendosur masën e arrestit me burg për efektivin Shkëlqim Cika.



“Shtetasi Shkëlqim Cika, me detyrë punonjës policie, specialist zonë në Komisariatin e Policisë Kukës, i ka kërkuar mitëmarrje, përfitim të padrejtë, shtetasit A. S.

Kërkesa është bërë me qëllim, mos referimin në prokurori të largimit të shtetasit A. S nga vendi i detyrueshëm i qëndrimit, banesa, ku duhet të qëndronte për shkak të zbatimit të masës së sigurimit arrest në shtëpi.” thuhet në njoftim, ku theksohet ndër të tjera se në datën 13/01/2022, pasi SH.Ç ka dakordësuar mënyrën e marrjes së një pjesë të përfitimit të padrejtë, oficerët e policisë së Shërbimit të Cështjeve të Brendshme dhe Ankesave nën drejtimin e SPAK, kanë arritur të realizojnë ndalimin e tij.
Sa më sipër efektivi Shkëlqim Çika është lënë në arrest me burg nën akuzën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.