Kryesore

Hani këto ushqime për një jetë më të gjatë

08:25 - 15.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dieta që ndjekim ndikon në gjithçka, nga lëkura, pesha, përqendrimi dhe deri te nivelet e energjisë. Në fakt, konsumi i ushqimeve të duhura mund t’ju ndihmojnë të jetoni më gjatë dhe më mirë, duke parandaluar sëmundje të caktuara dhe forcuar sistemin imunitar.




Boronica

Janë një nga ushqimet më të mira për jetëgjatësi. Një studim spanjoll zbuloi se njerëzit që hanin boronica disa herë në javë kishin një rrezik 30% më të ulët të vdekjes. Studiuesit besojnë se kjo rritje e jetëgjatësisë mund të jetë për shkak të përqendrimit të lartë të polifenoleve, të cilat janë shoqëruar me një ulje të rrezikut të shumë sëmundjeve kronike.

Fara liri

Trupi juaj nuk mund të prodhojë acid natyral alfa-linolenik (ALA), kështu që është shumë e rëndësishme t’i merrni këto acide yndyrore nga ushqimet që hani – dhe farat e lirit janë një burim i shkëlqyer i tyre. Farat e lirit duket se lidhen me përmirësimin e niveleve të lipideve në gjak dhe presionit të gjakut, duke ndihmuar kështu në uljen e rrezikut kardiovaskular, ndërsa veprimi i tyre anti-inflamator i bën ata një “aleat” në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve.

Farat Chia

Një studim zbuloi se njerëzit me diabet që hanë rregullisht fara chia treguan përmirësime si në nivelet e sheqerit në gjak ashtu edhe në nivelin e presionit të gjakut. Gjithashtu, këto fara janë plot me antioksidantë, të cilët mund të mbrojnë qelizat nga dëmtimi i radikalëve të lira.

Avokado

Hulumtimet nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë treguan se ngrënia e një avokadoje në ditë mund të ndihmojë në uljen e niveleve të LDL (ose kolesterolit “të keq”) tek të rriturit mbipeshë ose obezë. Studime të tjera tregojnë gjithashtu se konsumimi i rregullt i avokados mund të ndihmojë në parandalimin e sindromës metabolike, e cila rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe goditjes në tru.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.