Kronikë

Ndotje mjedisore, prerje te pyjeve dhe ndërtime pa leje, procedohen gjashtë persona në Durrës

14:39 - 15.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë persona janë proceduar penalisht për krime mjedisore.




Policia e Durrësit njofton se janë goditur gjashtë raste në fushën e ndotjes së mjedisit, prerjes së pyjeve dhe ndërtimeve pa leje..

Përkatësisht janë proceduar:

-M. B., pasi është kapur duke bërë ndërtim pa leje.

J., pasi afër banesës së saj ka djegur mbetje të ndryshme duke shkaktuar ndotje të ajrit .

I.H., pasi duke djegur mbeturina zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke prej 1 dynym, me ullinj e shegë, në pronësi të shtetasit S.GJ.

Si dhe shtetasi G.T, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Manëz-Shkafane, duke transportuar me automjetin e tij në mënyrë të paligjshme, lëndë drusore.

Durrës-Informacion

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Goditen 6 raste në fushën e ndotjes së mjedisit, prerjes së pyjeve dhe ndërtimeve pa leje.

Procedohen penalisht 6 shtetas

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë kapur dhe proceduar penalisht për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve” shtetasit L. L dhe N. Xh, pasi janë kapur duke transportuar me kamionët e tyre inerte të cilat i hidhin në Porto Romano, Durrës.

Gjithashtu po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës u proceduan penalisht shtetasit:

-M.B., pasi është kapur duke bërë ndërtim pa leje.

S.J., pasi afër banesës së saj ka djegur mbetje të ndryshme duke

shkaktuar ndotje të ajrit .

H., pasi duke djegur mbeturina zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke prej 1 dynym, me ullinj e shegë, në pronësi të shtetasit S.GJ.

Si dhe shtetasi G.T, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Manëz-Shkafane, duke transportuar me automjetin e tij në mënyrë të paligjshme, lëndë drusore.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.