Kryesore

PD: Berisha mashtrues kronik. Demokratët panë fytyrën e tij të vërtetë në 8 janar

14:37 - 15.01.22 gsh

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Lezha. PD e cilëson Berishën mashtrues kronik dhe thekson se demokratët dhe Shqiptarët e panë me 8 janar fytyrën e vërtetë të Sali Berishës.



“I braktisur nga demokratët, me hallin qe sa vjen dhe i rritet, Sali Berisha vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke treguar gënjeshtra. Demokratët dhe Shqiptarët e panë me 8 janar fytyrën e vërtetë të Sali Berishës, urdhëruesit të dhunës mbi PD. Demokratët dhe Shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur me një mashtrues kronik. Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, shqiptarët duan dhe meritojnë një jetë më të mirë”, deklaron PD.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.