Kryesore

Rama: Fressh u bë 30 vjeç, i ri mbetet vetëm Pandeli Majko, përpiqet Taulanti i shkretë, por nuk e arrin dot!

13:11 - 15.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Kryeministri Edi Rama, në 30 vjetorin e themelimit të Fressh, i bëri thirrje të rinjve që ti bashkohen politikës veçanërisht dhe Partisë Socialiste.Ai gjithashtu bëri me dije se do të ngrihet edhe Akademia Politike, për të krijuar hapësirën dhe mundësinë për të përcjellë dhe kanalizuar energjitë e reja.

Ndërsa u ndal tek indiferenca e të rinjve ndaj politikës, Rama tha se është një mur që duhet të kapërcehet dhe se do të kapërcehet për t’i dhënë çdo të riu mundësinë të bëhet pjesë e saj.

‘Ne arrijmë të kuptojmë se çfarë duhet të shmangim në rrugën tonë politike. Nuk duhet lejuar politika që një çështje të caktuar ta çojë në rrugë të gabuar. Nuk ka gjë tjetër veç angazhimit politik që të jetë një busull për të ecur përpara. Unë dua që ju të shkoni përtej Fresshit, u bëtë 30 vjeç, nuk quhesh më i ri. I ri mbetet vetëm Pandeli Majko, askush tjetër, përpiqet Taulanti i shkretë por nuk e arrin dot. Fresshi u bë 30 vjeç kushdo ta mbajë le ta mbajë, kushdo ta hajë le ta hajë, por ju duhet të shkoni përtej Fresshit. Sot nuk mund të ketë hapësirë të kufizuar nga Fresshi sepse sot është një kohë tjetër, por origjina është mundësia që të ngrihet hapësira e re. Këtu nga ata që mezi po presin të shkojnë të hanë ka nga ata që duan të dëgjojnë këtë fjalim. Për ta rivënë politikën  si urë mes nesh dhe jush në përballje me sfidat e së ardhmes, përmes një force të patjetërsueshme që është politika,. Ju mund  ta bëni duke besuar tek bërthamat që keni nisur të krijoni. Akademia politike do të ngrihet për të krijuar një hapësirë ku ne të përcjellim ekzistencën tonë dhe ju të kanalizuar energjitë. Kemi përballë një mur të lartë të indiferencës së të rinjve ndaj politikës, por nuk ka mur që nuk kapërcehet. Le të punojmë për të krijuar një fidanishte të re për politikën shqiptare ku ne të transferojmë dijen dhe përvojën… Çdo njeri ka potencial të pavënë në punë, jam i sigurt se politika është ajo që stërvit vetëdijen qytetare, stërvit mendimin strategjik që të duhet edhe kur të mos jesh më i ri. Qëllimi vetjak duhet të përkojë me interes të përbashkët. Kushdo që dëshiron t’i largohet vetmisë , të krijojë miqësi qëllimesh të përbashkëta dhe të mbrojë trutë e veta nga çoroditja e rrjeteve sociale le të na bashkohet. Kush do ta mbushë kohën mes shkollës dhe gjumit ne naka me vete, mua më ka me vete. Besojeni, Politika është shumë e bukur për ta kaluar jetën pa u prezantuar me të’, tha ndër të tjera Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.