Kryesore

Sa i rrezikshëm është Omicron për fëmijët ? Alimehmeti publikon studimin: Nëse duhet të ketë shqetësime, ato m’i lini mua që fëmija im të ketë paqe

14:40 - 15.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti është ndalur tek përhapja e Omicron dhe rreziku i tij ndaj fëmijëve.




Alimehmeti shpjegon se pavarësisht se Omicron ka një përhapje të lartë, ai nuk është më i rëndë sa Delta.

Në njëfarë mënyrë epidemiologu hedh poshtë mitit se fëmijët janë ata që e vuajnë më shumë variantin e ri.

Teksa analizon studimet, Alimehmeti sqaron se rezultatet janë të qarta në favor të ecurisë klinike më të lehtë të Omicron kundrejt Deltës dhe se këto rezultate tregojnë se varianti Omicron është qenësisht më i lehtë se sa varianti Delta për fëmijët 0-5 vjeç.

Analiza e plotë:

“Nëse duhet të ketë shqetësime, ato m’i lini mua, në mënyrë që fëmija im të ketë paqe.”

Cit.: Thomas Paine

Miti që qarkullon aktualisht është se: “fëmijët e vuajnë më shumë variantin Omicron”!

Fakti është se: “SARS-CoV-2 gjithnjë i ka prekur shumë më lehtë fëmijët dhe Omicron është shumë më i lehtë se Delta”

Studiuesit e Universitetit Case Ëestern Reserve (SHBA) studiuan në detaj:

7.198 fëmijë 0-5 vjeç të infektuar për herë të parë në periudhën kur >92% e rasteve ishin Omicron dhe

7.198 fëmijë 0-5 vjeç të infektuar për herë të parë në periudhën kur të gjitha rastet ishin Delta.

Në studim nuk luajti rol imuniteti preekzistues, sepse:

fëmijët 0-5 vjeç, siç e dini, janë të gjithë të pavaksinuar dhe

në studim u morrën vetëm fëmijët e infektuar për herë të parë.

Në studim për shkak të metodologjisë çiftuese, fëmijët janë të njëjtë për sa i përket:

moshës

gjinisë

nivelit socio-ekonomik

sëmundjeve bashkëshoqëruese dhe

mjekimeve të marra prej tyre.

Rezultatet janë të qarta në favor të ecurisë klinike më të lehtë të Omicron kundrejt Deltës!

Shtrimet në spital:

1.0% e fëmijëve me Omicron;

3.1% e fëmijëve me Delta;

67% më pak risk për t’u shtruar në spital gjatë valës Omicron.

Shtrimet në terapi intensive:

0.14% e fëmijëve me Omicron;

0.43% e fëmijëve me Delta;

68% më pak risk për t’u shtruar në terapi intensive gjatë valës Omicron.

Ventilimi mekanik:

0.33% e fëmijëve me Omicron;

1.15% e fëmijëve me Delta;

71% më pak risk për të pasur nevojë për ventilim mekanik gjatë valës Omicron.

Autorët dalin në përfundimin:

Të marra së bashku, këto rezultate tregojnë se varianti Omicron është qenësisht më i lehtë se sa varianti Delta për fëmijët 0-5 vjeç.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.