Kryesore

Tirana-Vllaznia/ Zëvendësimi i nxituar, Da Silva shpërthen në të shara kundër Brdariç

21:41 - 15.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Minuta e 25-të e ndeshjes mes Tiranës dhe Vllaznisë ka parë një zëvendësim të detyruar deri diku pas dëmtimit të sulmuesit brazilian të shkodranëve, Da Silva. Ky i fundit, pësoi një të çarë në fytyrë dhe me sa duket stafi teknik mendoi se ishte e rëndë, edhe pse ai po mjekohej në fushë nga stafi mjekësor.




Trajneri Brdariç vendosi largimin nga fusha të futbollistit, duke lënë këtë të fundit të shtangur kur mësoi se në vendin e tij kishte hyrë Mustedanagivç.

Ai fillimisht filloi të bënte me gjeste drejt Bradariç që nga ana tjetër e fushës dhe më pas, kur iu afrua pankinës nisi të shante publikisht trajnerin.

”Çfarë problemi ke?’, tha fillimisht i nervozuar ai duke shpërthyer më pas në të shara në anglisht në drejtim të teknikut. “Ik q…, cope m…” ishin thirrjet që lëshoi ai në drejtim të tij, para se të futej i nervozuar në dhomat e zhveshjeve./ PANORAMA

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.