Kryesore

“Këtu jemi për shqiptarët”/Nënkryetari i PD: Nga 25 prilli buron çdo disfunksion i parlamentit. Kjo masakër është një faturë

17:16 - 17.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë fjalës së tij në parlament, Enkelejd Alibeaj e ka nisur me një falënderim për të gjithë kolegët e tij për marrjen e dtyrës si kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.




Alibeaj pranoi se Partia Demokratike ka disa probleme  por u shpreh se kemi pjekurinë politike edhe për vështirësitë që po kalojmë duke e parë realitetin në sy.

Duke përmendur sfidat për vitin 2021, Alibeaj u përqendruar tek vetingu i politikanëve, reforma zgjedhore dhe ajo territoriale si një nevojë urgjente.

“Përfitoj të falenderoj kolegët e mi  që më dhanë këtë barrë si kreu i Grupit Parlamentar. Përveç kësaj asgjë nuk ka ndryshuar, as që nga zgjedhjet e 25 prillit. Ky është parlament i vjedhur i grabitur. Është detyra ime për te sjellë zërin e qytetarëve. Beteja e të gjithë shqiptarëve është kundër kreut të regjimit.

Ne kemi ca probleme. I kemi thënë në sy të demokratëve e shqiptarëve, por kemi pjekurinë politike edhe për vështirësitë që po kalojmë duke e parë realitetin në sy. Këtu është vendi ku flitet për shqiptarët. Edhe ky sesion i ri kërkon që të themi synimet e këtij viti. E synimi jonë është për ta kthyer këtë sallë ku flitet me zërin e shqiptarëve. Këtë do të bëjmë ne e do ta bëjmë pavarësisht probleme që i kemi e tashmë janë të kaluara. Nga 25 prilli buron çdo lloj disfunskioni i këtij parlamenti. Kjo masakër nuk është vetëm një faturë e vendosur ndaj nesh në mënyrë të padrejtë, por e të gjithë shqiptarëve. Është detyrimi ynë për të bërë gjithçka brenda dhe jashtë për t’ua kthyer votën e lirë dhe të ndershme shqiptarëve.

Së dyti korrupsioni. Komisioni për Inceneratorët, do të jetë një nga sfidat tona pavarësisht pengesave që na keni vendosur. Kanë dalë shumë të dhëna sensitive duke e bërë edhe më imediate këtë gjë. Po të ndiqet paraja, shumë prej këtyre karrigeve do të jenë bosh. E ky është misioni ynë dhe detyra jonë. Do të vazhdojmë edhe për reformën zgjedhore, reale, të sinqertë që targeton problemin kryesor, zgjedhjet. Kjo është kërkesa jonë, e ndërkombëtarëve dhe e raporteve të OSBE.

Do të vijojmë edhe me reformën territorial. Ky vend nuk ka pushtet vendor, ka vetëm bashki që janë brejtëse parash. Dhe për t’u kthyer te legjitimiteti i parlamentit, vetingu në politikë. Kjo është sfida politike, morale, juridike ku duhet të kalojë githsecili prej nesh. Hyn i pastër këtu, por zhytesh në vorbulla të krimit dhe duhet të dalësh. Kjo është ajo që kërkojmë ne. Këtu jemi për shqiptarët dhe nuk kërkojmë as ndihmë e as bashkëpunim. Të jetë e qartë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.