Kryesore

Mbështetësit e Sali Berishës braktisin sallën e Kuvendit, Noka: Nuk e njohim shoqatën e bravave/ Ne po flasim për një demokraci, jo për diktaturë

17:39 - 17.01.22 gsh
GSH APP Get it on Google Play

Pas debateve në seancë plenare, deputetët mbështetës të ish kryeministrit Sali Berisha,  janë larguar nga salla e seancës plenare.Ndonëse kishte njoftuar se do të jetë në seancë, vetë ish kryeministri Berisha nuk mori pjesë në këtë seancë plenare, që shënon të parën për 2022.Në një prononcim për mediat në dalje të Kuvendit, deputeti Flamur Noka u shpreh se Komisioni i Rithemelimit është i vetmi që përfaqëson PD-në në çdo institucion.



“PD është e gatshme në çdo moment për zgjedhje dhe për t’i fituar ato. Çdo institucion po informohet që PD-në me mandate të kuvendit e përfaqëson vetëm Komisioni i Rithemelimit. Shoqatën e bravave dhe të shulit nuk e njohim. Ne po flasim për një demokraci, jo për diktaturë. Pengu mund të japë vulën me qera, dhe pengmarrësi mund të vulosë në emër të tij. Demokratët njohin vetëm institucionet e votuara me votë të lirë”- tha ai.

Kujtojmë se PD, informoi sot kuvendin për konfigurimin e ri të grupit parlamentar, si edhe ndryshimet në komisionet parlamentare, pas vendimit të kryesisë për përjashtimin e Sali Berishës dhe 8 mbështetësve të tij nga partia si edhe për pezullimin e disa të tjerëve.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.