Kryesore

Nikolla lexon propozimet e PD për grupin parlamentar, Bylykbashi: Refuzojini, shkelje e Kushtetutës, vendoset një precedent i rrezikshëm

16:49 - 17.01.22 gsh
GSH APP Get it on Google Play

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi një nga deputetët e pezulluar sipas vendimit të Këshillit Kombëtar të PD nga grupi parlamentar ka kundërshtuar ndryshimet e propozuara nga PD, të cilat janë lexuar sot nga kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla.



Bylykbashi i bëri thirrje Nikollës dhe deputetëve ta refuzojnë, duke e cilësuar shkelje të Kushtetutës dhe duke theksuar se vendoset një precedent i rrezikshëm.

“Ju jeni në kundërshtim me ligjin. Ne jemi deputetë të Republikës së Shqipërisë dhe kushtetua përcakton që mandati ynë është i pakushtëzuar. Deputetët formojnë grupin parlamentar dhe jo partitë. Grupet parlamentare formohen mbi bazën e rezultateve të deklaruara nga KQZ, i cili ka emër për emër përbërjen e grupit parlamentar. As ju dhe as ku kuvend nuk e ndryshon dot. E vetmja mundësi që jep rregullorja kur deputeti largohet me dëshirë nga grupi, askush nuk është larguar. Ju keni bërë vetëm një njoftim, njoftim i paligjshëm, personat që e kanë sjellë nuk kanë asnjë funksionon. Ne kemi zgjedhur të kandidojmë, jemi zgjedhur me PD, jemi deputetë të PD. Ju ftoj si kryetare e Kuvendit dhe maxhorancën dhe kolegët e mi, qe ta refuzojnë shkeljen e Kushtetutës dhe Rregullores, përndryshe këtu në parlament vendoset një precedent i rrezikshëm që cenon përfaqësimin”, deklaroi Bylykbashi.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.