Kryesore

Noka: Nuk mund të pranoni që Taulant Balla të bëhet zëdhënes i PD, s’ka fyerje më të madhe

17:08 - 17.01.22 gsh
GSH APP Get it on Google Play

Një debat është shënuar në Kuvendin e Shqipërisë, lidhur me vendimin e Këshillit Kombëtar të PD, për përjashtimin nga grupi parlamentar të anëtarëve të Rithemelimit.



Kreu i grupit parlamentar të PS, Taluant Balla, teksa po diskutonte mbi këtë zhvillim, tha se qëndrimi i mbajtur nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla është i drejtë.

Ai tha se përjashtimi, është një ekskluzivitet i anëtarëve të PD, e tha se historikisht ka pasur largime, duke sjellë rastin e ish-deputetit Spartak Ngjela.

“Unë mbështes qëndrimit tuaj. Kryetari i Kuvendit ka detyrë të njoftojë seancën e sipërmarrjen në Kuvend. E para të kujtojmë që në këtë sallë janë njoftuar vendime për përjashtime historikisht. Me vendim të PD është përjashtuar nga grupi Spartak Ngjela. E drejta e një grupi parlamentar për të përjashtuar dikë, është e drejtë ekskluzive. Unë jam besimplotë se brenda grupit parlamentar të PD ka një rregullore. Nuk ekziston koncepti i pezullimit. O je në një grup parlamentar ose nuk je. Në këtë këndvështrim, unë them që seanca të vijojë”, tha Balla.

Nga ana tjetër, erdhi një reagim nga deputeti Flamur Noka. Ai tha se është e turpshme që Balla të bëhet zëdhënësi i PD. Sipas Nokës, ka një shkresë të atribuuar vendimeve të ndërmarra në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit e kërkoi që ti qëndrohet asaj.

“Unë e kuptoj dashurinë e madhe që Balla ka për shoqatën e Bravave. E kuptoj që është i ngarkuar me mision nga kreu i regjimit për të kontrolluar pengun. Këtë e kuptoj unë dhe çdo demokrat. Ju zonjë nuk duhet të pranoni që Balla të flasë në emër të grupit parlamentar të PD. Fyerje më të rëndë për demokratët nuk ka e s’ka për të pasur. Nëse pengu autorizon Ballën për të bërë zëdhënësin e PD, kjo s’ka për të ndodhur. Balla s’mund të përmendë PD dhe grupin parlamentar të PD. Kjo është e turpshme. Ju drejtohem edhe ju zonjë. Ju jeni aty për të drejtuar seancat dhe jo për të miratuar apo jo shkresat. Me çfarë të drejtë ju referoheni shkresës së bravave dhe jo shkresës së Kuvendit Kombëtar. Gabime të tilla mos bëni. Hidhuni shkresat në koshin e plehrave dhe ecni përpara. Demokracia është fituar në ’90 dhe nuk mundeni të fusni në thes demokracinë. Me këto skena po tregoni se krimi e interesi, bandat, ju drejtojnë dhe pengun doni ta demonstroni ë e doni shumë. Ndaj reflektoni”, tha Noka.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.